• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Skemë për pensionet, ja si do të njihen vitet e punës në komunizëm! Ligji njeh kontributet e të gjithë atyre që punuan në kooperativa

10/02/2023
in Sociale
Skemë për pensionet, ja si do të njihen vitet e punës në komunizëm! Ligji njeh kontributet e të gjithë atyre që punuan në kooperativa
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nëse ka një problematikë me të cilën përballen të gjithë ata që dalin rishtazi në pension është mungesa e dokumentacionit për vitet e punës në komunizëm.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Një fenomen ky i pranishëm në radhët e atyre që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore të kohës. Kjo, për tri arsye.

Në rastin më të mirë regjistrat e këtyre kooperativave janë dorëzuar të mangët dhe në rastin më të keq nuk janë dorëzuar fare. Një pjesë e tyre, po ashtu, u shkatërruan gjatë trazirave të vitit 1997, duke bërë që periudha e vjetërsisë në punë pranë kooperativave bujqësore të mos iu njihet. Të gjendur në këto kushte, mundësia e fundit që kanë pasur është t’u drejtohen Gjykatës.

NISMA

Si një përpjekje për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi që prek jo pak të moshuar në prag pensioni, kanë qenë dy deputetë iniciatorë, të cilët depozituan me kohë në Kuvend një nismë ligjore që bën të mundur njohjen si vite pune për efekt pensioni të të gjithë periudhave të punësimit në ish kooperativat bujqësore.

Ligji ka për qëllim njohjen si periudhe sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ishkooperativat bujqësore për të cilat është djegur dokumentacioni arkivor i vjetërsisë në pune, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501 datë 19.07.1991, “Për tokën”, i ndryshuar.

Njihet si periudha e sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore, nga mosha për punë në kooperativat bujqësore e përcaktuar në legjislacionin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501, datë 19. 7 .1991 “Për tokën”, thuhet në nenin 1 dhe 2 të draftit të depozituar në Kuvend. Pragu është mosha 15 vjeç, pasi gjatë kohës së diktaturës, puna niste menjëherë pas përfundimit të arsimit bazë. Nga kjo moshë deri në vitin 1991, kur mungojnë dokumentet, vitet e punës do të merren të mirëqena dhe qytetarët nuk do ta kenë më të nevojshme që të përplasen dyerve të gjykatave.

“Ndjekja e procedurave gjyqësore ka pasur dhe ka një kosto financiare për këtë kategori, e cila është shlyer nga vetë personi ose nga vetë organet e sigurimeve shoqërore. Nëpërmjet këtij projektligji synohet njohja si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ishkooperativat bujqësore nga mosha për punë e përcaktuar në legjislacionin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501/1991”, thuhet në relacion.

Konkretisht nëse dikush ka 10 vite pune në ish kooperativat bujqësore, por si periudhë pune për shkak të mungesës së dokumentacionit i njihen 8, atëherë dy vitet e mbetura do të merren të mirëqenë. Në relacion sqarohen edhe rastet për jashtimore, pra ato kur kjo periudhë përfitimi nuk do të njihet për efekt pensioni.

“Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues, bëhet respektivisht me ditë, muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar përfituesi: nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie; nuk ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit të plote dhe së fundmi ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktivitetin e saj ishKooperativa Bujqësore”, theksohet në relacion.

Related

Previous Post

Spekulimet për video-skandalin, Luana Vjollca reagon sërish: Sikur të mos kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje

Next Post

“Gjobë 1 mln lekë ose…”- SPAK dërgon për gjykim dosjen e ish-zyrtarit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësore: Si i ushtroi presion biznesit

Lajme të ngjashme

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

by redaktor2
07/03/2025
0

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.