• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Administratat bashkiake të tejmbushura”, Meta: Punësimi i patronazhistëve dhe individëve në këmbim të votës, vetëm maja e ajsbergut të farsës së zgjedhjeve të 14 majit

10/02/2023
in Politikë, Slider
“Administratat bashkiake të tejmbushura”, Meta: Punësimi i patronazhistëve dhe individëve në këmbim të votës, vetëm maja e ajsbergut të farsës së zgjedhjeve të 14 majit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se pasojat e punësimeve elektorale sot bien mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pas publikimit të shifrave nga BIRN, sipas të cilave në prag të zgjedhjeve të 14 Majit u punësuan 1544 punonjës të rinj ose 9% e administratës, Meta deklaron se fenomeni i punësimit të patronazhistëve dhe individëve në këmbim të votës është vetëm maja e ajsbergut të farsës, deformimit dhe pabarazisë së këtyre zgjedhjeve.

“Ndërkohë që Shqipëria tkurret nga shpopullimi, administratat bashkiake janë tejmbushur nga punësimet elektorale.

Vetëm në 19 Bashki, në prag të zgjedhjeve të 14 Majit u punësuan 1544 punonjës të rinj ose 9% e administratës, duke konfirmuar se fenomeni i punësimit të patronazhistëve dhe individëve në këmbim të votës është vetëm maja e ajsbergut të farsës, deformimit dhe pabarazisë së këtyre zgjedhjeve.
Pasojat e punësimeve elektorale sot bien mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Ata po detyrohen të paguajnë më shumë taksa për të mbuluar kostot dhe organikat e tejfryra të administratës bashkiake.
Shqipëria sot ka 61 njësi vendore numri i punonjësve është rreth 36.000, ndërsa në vitin 2015 numri i tyre ishte 19.625 edhe pse numri i njësive vendore ishte 391.
Kjo tejmbushje e administratës lokale do të thotë vetëm taksa, taksa, taksa për qytetarët tanë.
Në Tiranë, qytetarët do duhet të paguajnë disafish taksën e banesës, ndërsa u është shtuar dhe taksa e sigurimit të detyrueshëm.
Kjo nuk është ajo që qytetarët tanë meritojnë. Këshilltarët e Partisë së Lirisë do të ngrenë fort zërin në mbledhjet e Këshillave Bashkiakë. Transparenca dhe Llogaridhënia do të jenë në çdo moment kryefjala e betejës sonë”, deklaron Meta.

Meta Fb

Related

Previous Post

“Korrupsioni në AZHBR njollë për shtetin shqiptar”, Tabaku i drejtohet Beqajt: A është pezulluar pagesa për fondet e bujqësisë?

Next Post

Selena mahniti me kombinimet e modës në Paris

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.