• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Konispol, shiste ushqime të skaduara në dyqanin e shkollës, në pranga polici i bashkisë

10/03/2023
in Aktuale
Konispol, shiste ushqime të skaduara në dyqanin e shkollës, në pranga polici i bashkisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Neim Arapi, përgjegjës i Policisë Bashkiake, është arrestuar nga policia pasi shiste ushqime produkte të skaduara në një dyqan pranë shkollës në Konispol.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

‘Si rezultat i kontrolleve në zbatim të Paketës për Sigurinë në shkolla, goditet një rast i shitjes së produkteve ushqimore të skaduara, brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle në Konispol.     

Nga verifikimet ka rezultuar se produktet ishin të kontrabanduara dhe shiteshin pa faturë.

Vihet në pranga pronari i këtij subjekti, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol, i cili duke përdorur detyrën e tij, ka shmangur kontrollet  në dyqan. 

Sekuestrohen produktet e ndryshme ushqimore. 

Sherbimet e Komisariati të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar në funksion të Paketës së Sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.     

Gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se pronari i këtij subjekti shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.   
  
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimit e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë pronarin e dyqanit, shtetasin N. A., 56 vjeç, banues në Konsipol, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol.   

Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas duke përdorur detyrën, ka ndikuar për të shmangur kontrollet në subjektin ku shiteshin produkte pa faturë. 
 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara dhe të skaduara. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Related

Previous Post

Arnold Schwarzenegger i vjen keq që e tradhtoi ish-bashkëshorten me shërbëtoren: Ishte një marrëzi

Next Post

PE sot debat të jashtëzakonshëm për sulmin në Kosovë, Kurti: Presim ndëshkimin e Serbisë! KFOR shton forcat në veri

Lajme të ngjashme

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Berisha: Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Nuk merrem me pengjet, do merrem me pengmarrësin

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

by redaktor2
08/05/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj thirrjeve antishqiptare...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.