Gjin Guri ka rrëfyer momentin kur i bënë atentat mafioz teksa po udhëtonte në automjet me babain e tij mbrëmjen e 27 shtatorit në aksin Shosh-Kir në Dukagjin.
Ai ka rrëfyer se nuk ka parë asnjë njeri por vetëm ka dëgjuar krismat nga një breshëri automatiku.
Gjin Guri theksoi se ka rënë me makinë në humnerë dhe ka telefonuar një person me celularin e të atit, duke i thënë “më kanë vrarë babain”.
Gjin Guri: “Sa kam kaluar “Qafën e Shoshit”, pas 200 metrash ka krisur një breshëri automatiku. As s’kam parë njeri. Kam ikur me gjithë makinë dhe kam rënë poshtë.
Kam marrë telefonin e babait, se timin se kam parë dhe kam marrë dikë i them “m’i thuaj nipit se kam rënë poshtë se më kanë gjuajtur, më kanë vrarë babain.
Kam qëndruar punë 40 minutash, erdhi nipi. I kam thënë “dajë jam 200 metra poshtë nën kryq”. Kam pas një elektrik dhe i kam treguar përmes elektrikut”, tregoi ai.
Gjin Guri mohoi pretendimet e policisë se pas atentatit ndaj tij dhe babait, Zef Guri qëndron kushëriri i tij, Gjovalin Guri.
Ai theksoi se “ata janë 7 vëllezër, me i vra të tërë ata, mua s’ma vendosin pushkën”.
Gjin Guri: “Se di fare kush është autori, por më kanë thënë nusja me djalin se kanë akuzuar djalin e xhaxhait. Ai është turpi më i madh në këtë tokë. Hallall vdekja, tani me nxjerr edhe djalin e xhaxhit kjo nuk bën vaki. Unë s’kam një të keqe, tërë botën e mendoj, atë se mendoj. Ata janë 7 vëllezër, me i vra të tërë ata, ata s’ma vendosin pushkën.
Shteti, me këtë gjest ka përdor… se di si ta them, kur më ka akuzuar djalin e xhaxhait.
Shteti mos të rri i qetë të hetojë, jo tek djemtë e xhaxhait tim. Të gjendet autori, po jo djemtë e xhaxhait.
S’kam kurrfarë të keqe me ta. Unë ha, pi e rri aty me ta. Te asnjë njeri s’kam dyshime, vetëm se puna më e keqe që ka bërë shteti shqiptar është që më ka akuzuar djemtë e xhaxhait. S’kam pas konflikt, …muhabet po jo konflikt.”
Çfarë deklaroi policia:
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 më 27 shtator, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, teksa baba e bir po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës.
Sipas uniformave blu, atentati ndaj baba e bir dyshohet se shkak janë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme mes autorit të dyshuar dhe baba e bir, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.
Autori i dyshuar është identifikuar Gjovalin Guri, i cili është shpallur në kërkim edhe për vepra të tjera penale.
“Për kapjen e tij janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine”, njoftoi policia.
Ndërsa shtoi: “Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, kreu një sërë veprimesh në funksion të zbardhjes së ngjarj