Atentate me tritol, mesazhe paralajmëruese me plumba e akuza për vrasje. Skënder Lika, ndaj shtëpisë së të cili u qëllua sot me breshëri tritoli është një emër i njohur për policinë.
Më 10 mars të këtij viti, shtëpisë së tij në Sanxhak të Kurbinit iu vendos tritol. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta në banesë, por edhe në banesat përreth.
Ndërsa më 20 shkurt 2021, persona ende të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 8 plumba.
Ishte Lika që i pikasi plumbat, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat pak ditë para ngjarjes.
Pak muaj më pas, në dhjetor 2021 policia arrestoi Skënder Likën dhe djalin e tij, si dhe shokun e tij për vrasjen e Rakip Rolit.
Po kështu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.