Fred De Palma dhe Jori Delli janë një nga çiftet më të rinj të cilët kanë tërhequr shumë vëmendje bashkë. Modelja dhe reperi italian po e shijojnë dashurinë e tyre hapur, teksa momentalisht ndodhen në Shqipëri.
Së fundmi Jori e ka bërë të dashurin e saj italian të provojë byrekët e Lushnjes dhe nga reagimi duhet të themi se i kanë pëlqyer shumë.
Kujtojmë se romanca mes tyre u zbulua pak muaj më parë. Ishte reperi ai i cili postoi një foto duke u puthur me Jorin, e cila ishte me shpinë.