Partia qeverisëse e Hungarisë ka njoftuar se do të anketojë qytetarët e vendit nëse ata i mbështesin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.
Fidesz planifikon të bëjë thirrje për një “konsultim kombëtar” mbi sanksionet e energjisë, për të cilat ai tha se ishin vendosur nga “elita e Brukselit” e BE-së, u shpreh Mate Kocsis, në një konferencë shtypi të enjten pas një takimi me dyer të mbyllura.
“Sanksionet po shkaktojnë dëm. Ata po shkatërrojnë ekonominë e Evropës,” tha Kocsis.
“Ne duhet të bindim vendimmarrësit evropianë, anëtarët e elitës, se ata nuk duhet të mbajnë sanksionet energjetike sepse probleme të mëdha do të dalin prej saj.”
Sondazhi, të cilin qeveria e quan një “konsultim kombëtar”, është një sondazh joformal i disponueshëm për çdo të rritur në Hungari, i cili mund të dergohet me postë ose të plotësohet në internet.
Sondazhe të tilla, të lëshuara disa herë nga qeveritë e kryeministrit nacionalist-populist Viktor Orban që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2010, janë kritikuar nga anketuesit dhe partitë opozitare për përmbajtjen e pyetjeve të njëanshme.
Në konferencën për shtyp, Kocsis pranoi se konsultimi është një “mjet politik” që qeveria mund ta përdorë në debatet e saj me BE-në nëse do të zgjasë apo vendosë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë. Ai tha se qeveria do të vendosë për kohën e sondazhit.
Qeveria e Hungarisë ka kundërshtuar me zë të lartë sanksionet e BE-së kundër Moskës, duke argumentuar se ato po i dëmtojnë më shumë ekonomitë evropiane sesa Rusinë.
Budapesti ka refuzuar gjithashtu të furnizojë Ukrainën fqinje me armë.
Gazeta pro-qeveritare Magyar Nemzet raportoi të mërkurën se Orban, i cili për vite me rradhë ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë në konferencën e Fidesz se sanksionet kundër Rusisë duhet të hiqen dhe se kjo do të frenonte inflacionin dhe do të përgjysmonte çmimet e gazit.