Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Christiane Hohmann, në takimin e përbashkët me pjesëmarrjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreut të SPAK Arben Kraja, po prezanton programin ‘EU4LEA’; ‘Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri’ të financuar nga BE për sigurinë.
Diplomatja e BE-së renditi 5 çështje kritike, sa i përket institucioneve të BE-së, që sipas saj do të kërkojnë vëmendje të veçantë nga ana e institucioneve të BE në procesin e integrimit. Sipas Hohman, ecuria në fushën e sundimit të ligjit do të përcaktoje ritmin e përgjithshëm të negociatave me Bashkimin Evropian.
Ambasadorja e BE-së beri me dije se në datë 3 dhe 4 nëntor, Tirana do të mirëpresë takimin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për çështjet e drejtësisë.
Më lejoni të përmend çështjet kritike sa i përket institucioneve të BE. Së pari do të shikohet se si po konsolidohet reforma në drejtësi, formimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë. Së dyti; do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Së treti; do të priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave. Duhet të punojmë së bashku për të bërë të pamundurën që Shqipëria të dalë nga lista gri e FATF-së. Së katërti; do të duhet një angazhim në luftën kundër luftës së prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore. Së pesti; zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL, etj, vijimësia e bashkëpunimit është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta. Ne duam që Shqipëria të dalë e suksesshme dhe të këtë sukses ne këtë përpjekje, ndaj jemi këtu. Bashkëpunimi ynë duhet të jetë më i fortë në fushën e drejtësisë. Kjo kërkon një asistencë të fortë teknike dhe në nivelin politik. Tirana do të mikpresë me 3 dhe 4 nëntor takimin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për çështjet e drejtësisë. Ne ndihmojmë Shqipërinë në mënyrë të vazhdueshme.’- u shpreh Hohman