• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Akuzohen për dy vrasje të bujshme në Elbasan, dënohet me burgim të përjetshëm Xhuliano Hoxha, 17 vite për Euglen Halilin

10/11/2023
in Kronikë
Akuzohen për dy vrasje të bujshme në Elbasan, dënohet me burgim të përjetshëm Xhuliano Hoxha, 17 vite për Euglen Halilin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

GJKKO ka dënuar me burg përjetë Xhuliano Hoxhën dhe me 17 vite burg Euglen Halilin, për dy vrasje te bujshme në Elbasan.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Xhulian Hoxha do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Ndërsa vuajtja e dënimit për të pandehurin Euglen Halili do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet EVP, sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.

AKUZAT PER XHULIAN HOXHEN

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës Emiljano Ramazani, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij 30 (tridhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës Regis Runaj, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja c dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij 7 (shtatë) vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

AKUZAT PER EUGLEN HALILIN

Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit 18 strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës Regis Runaj. parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 tě po këtij Kodi dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 2 (dy) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 paragrafi 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Euglen Halili dënohet me burgim të përjetshëm.

Bazuar në nenin 28 pika 7 të Kodit Penal, uljen e dënimit dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Euglen Halili me 17 vjet burgim.

KUR KANE NDODHUR VRASJET

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.

Related

Previous Post

Performancë e dobët në lojë për faj të Lorit? Flet për herë të parë Adeyemi

Next Post

“E pranoj barazimin nëse na çon në Europian”, edhe trajneri i Çekisë i druhet Brojës: U ka ardhur lojtari më i mirë

Lajme të ngjashme

Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin

Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin

by redaktor2
06/13/2025
0

Hazbi Velsula, 31 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij, Selim Velsula, ka dalë sot para...

Lekë Ndreshaj ka humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Lekë Ndreshaj ka humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

by redaktor2
06/13/2025
0

Një 78-vjeçar nga Lezha ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme. Lekë Ndreshaj, ditën e djeshme ka...

Shqiptarët postojnë hapur në rrjetet sociale trafikimin për në Mbretërinë e Bashkuar, “The Telegraph”: 4 mijë paund me ID italiane nga Irlanda dhe më pas në Angli

Shqiptarët postojnë hapur në rrjetet sociale trafikimin për në Mbretërinë e Bashkuar, “The Telegraph”: 4 mijë paund me ID italiane nga Irlanda dhe më pas në Angli

by redaktor2
06/10/2025
0

Trafikantët e qënieve njerëzore po shfrytëzojnë kufirin e butë midis Britanisë dhe Irlandës për të sjellë emigrantë të paligjshëm në...

KPA shkarkon nga detyra prokuroren, Marsida Frashëri

KPA shkarkon nga detyra prokuroren, Marsida Frashëri

by redaktor2
06/10/2025
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA , shkarkoi sot nga detyra prokuroren e Shkodrës Marsida Frashëri. Kolegji i Posaçëm i Apelimit,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Balla nga Strasburgu: Reforma zgjedhore të vazhdojë në shtator. Vota e Diasporës, hap i rëndësishëm
  • Modernizimi i FA-së/ Vengu: Industria ushtarake vendase duhet të pajiset me mjete dhe sisteme me për…
  • Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike
  • Jorida Tabaku: Raporti flet për shkelje të kritereve të Kopenhagenit. Në 12 vite parlamenti nuk real…
  • Task Forca për krimet zgjedhore/ Bardhi i drejtohet Komisionit Europian: Mbeti vetëm në letër, ka ze…
  • Aktori turk, Burak Özçivit viziton Vlorën, Dredha: Promovim qytetit si destinacion turistik
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.