• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Trump: Netanyahu s’u përgatit për sulmin e Hamasit

10/12/2023
in Rajoni & Bota
Trump: Netanyahu s’u përgatit për sulmin e Hamasit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për mungesë përgatitjeje ndaj sulmit të fundjavës nga grupi militant palestinez, Hamas, si pasojë e të cilit u vranë rreth 1.200 izraelit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke folur për Fox News të mërkurën vonë, Trump, i cili i prin garës për t’u nominuar kandidat për president nga radhët e republikanëve për zgjedhjet e 2024-ës, tha se Netanyahu “është lënduar shumë keq” nga ky sulm.

“Ai nuk ishte i përgatitur. Ai nuk ishte përgatitur dhe Izraeli nuk ishte përgatitur. Me Trumpin, atyre nuk do t’iu nevojitej fare të përgatiteshin”, tha Trump.

Trump i bëri këto komente në një kohë kur Izraeli ende po i mbledh trupat e të vdekurve dhe ende nuk e ka marrë veten nga sulmi befasues dhe njëri prej sulmeve më shkatërruese në historinë e vet.

Të hënën, Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse në Rripin e Gazës, duke i vrarë së paku 1.200 palestinezë.

Një nga kundërshtarët e Trumpit në garën e republikanëve, guvernatori i Floridës Ron DeSantis, e kritikoi ish-presidentin për këto komente.

“Është absurde që dikush, aq më pak dikush që garon për president, do ta zgjidhte këtë kohë për ta sulmuar aleatin dhe mikun tonë, Izraelin”, shkroi DeSantis në rrjetet sociale.

Trumpi dhe Netanyahu kishin marrëdhënie shumë të mira gjatë kohës së Trumpit si president, edhe pse ka pasur përçarje në raportet mes tyre që ishin të pathyeshme më parë.

Duke folur para përkrahësve në Florida të mërkurën mbrëma, Trump komentoi përsëri për përgatitjet e sigurisë nga Izraelit, duke nënvizuar “disa gjëra që shkuan keq në fundjavë”.

Trumpi shtoi: “Ata duhet ta zgjidhin këtë, sepse po luftojnë ndoshta me një forcë shumë të madhe, ata po luftojnë me Iranin, mbase”

Related

Previous Post

Përqendrohuni në marrëdhënie të reja, çfarë thonë yjet për ju sot

Next Post

Na presin tri finale”, Sylvinho nuk firmos për “X”, por konfirmon mungesën e Brojës: Më vjen keq, nuk është gati

Lajme të ngjashme

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

by redaktor2
05/06/2025
0

Të shtunën në mëngjes, Policia Federale Gjermane kreu kontrolle kufitare në Intercity Express 225 pas hyrjes nga Holanda. Oficerët kontrolluan...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.