Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ambasadorin Spanjës në Tiranë, Álvaro Renedo Zalba.
Koçiu bëri të ditur se në takim u nënvizua vullneti i mirë dhe interesi i përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit në sektorin e shëndetit publik dhe mbrojtjes sociale.
“Shkëmbimi i përvojave dhe ideve në shëndetësi, si dhe informimi mbi zhvillimet më të fundit në këtë fushë, ishin disa nga çështjet e diskutuara ku Shqipëria dhe Spanja mund të bashkëpunojnë”, theksoi ministrja.
Koçiu u shpreh se Spanja, si vend anëtar i BE-së, mbetet një partner i rëndësishëm për vendin tonë në procesin e integrimit në BE, në nivel politik dhe teknik.
“Kam 3 vite te Granada”/ Uzuni i drejtohet Silvinjos: Pse nuk luaj si qendërsulmues?
Në një intervistë për “A Times”, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ka kërkuar publikisht një mundësi nga trajneri Silvinjo...