Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë.
“Mund të ketë patjetër disa ndryshime, trajneri ka luajtur 3 vjet në Premier Ligë dhe kush nuk do të donte ta provonte. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, jemi të sigurt me ata sepse kanë ekspericën e duhur. Jemi të sigurtë me ata në portë. E kam humbur konceptin e miqësores, kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë nga afër Bullgarinë, ata kanë lojtarë në vecanti, sidomos nmumrin 4, janë lojtarë të gjatë. Është normale që do të bëhën ndryshime 3-4, sepse duhet ruajtur dhe grupi që kemi formuar. Nuk mund të bëjmë 6-7 ndyshime në skemë.
Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar pjesën e mentalitet, dhe ndryshimin mes një ndeshje zyrtare dhe miqësore. Ka një audiencë të madhe, është mundësi e madhe për ata dhe unë nuk është e drejtë të them emrat, do të shoh edhe në stërvitjen e fundit.
Nuk ka ndodhur asgjë me Brojën, është një proces jo i lehtë se vjen pas një dëmtimi 10 mujor dhe ka luajtur pak në ndeshjet e fundit. Një ndeshje para se të vinte te ne luajti 45 minuta u zëvendësua që të mos kishte probleme.
U kontrollua te ne , pati ca probleme u konsultuam me doktorët e Çelësit dhe ishte e qartë që nuk ishte i gatshëm të luante dhe vendosëm të shkonte te Çelsi kjo e gjitha.”, deklaroi ai.