Paulo Dibala e alarmoi shumë kapin romanist me dëmtimin që mori në ndeshjen ndaj Kaljarit. Por, me kalimin e ditëve shkalla e alarmit ka nisur të bie për sulmuesin e Romës.
Mediat italiane kanë raportuar së fundmi se argjentinasi do të rikthehet shumë më shpejtë se sa u mendua fillimisht dhe padyshim ky është një lajm i mirë të trajnerin Murinjo dhe klubin. Sipas këtyre lajmeve, parashikohet që Dibala dhe Pelegrini të jenë gati për Interin. Sulmuesi ka bërë një punë të madhe riaftësuese gjatë periudhës së fundit dhe gjuri i tij i majtë është shfryrë.
Ish-lojtari i Juves pritet që të mos jetë i gatshëm për Romën në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Monzës, si dhe ndaj Slavias së Pragës në Ligën e Evropës. Edhe me Interin, që mendohet të jetë me ekipin, gjasat janë që Dibala ta nisë nga stoli.