Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më datë 18 tetor 2023, do të drejtojë takimin e formulës Arria të Këshillit të Sigurimit me temë “Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës seksuale të shkaktuar nga konfliktet”. Në këtë takim do të trajtohen edhe rasti dhunës seksuale në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.
Më datë 20 tetor 2023, ministri do të marrë pjesë në takimin shënjues të Nivelit të Lartë të Presidencës Braziliane të Këshillit të Sigurimit “Kontributi i angazhimeve rajonale, nënrajonale dhe dypalëshe në parandalimin dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve”.
Në këtë takim do të diskutohet për format se si Këshilli mund të mbështesë në mënyrë më efektive organizatat rajonale, nën-rajonale dhe përpjekjet dypalëshe për të parandaluar dhe ndërmjetësuar konfliktet.