KOSOVË- Reperi Mozzik ka rënë pre e një vjedhjeje në banesën e tij në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa vetë reperi e ka bërë te ditur përmes rrjeteve sociale duke treguar se dëmi ka qenë shumë i madh.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se grabitësit i kanë marrë në kasafortë 100 mijë euro,16 armë që i kishte me leje dhe disa sende me vlerë, kryesisht aksesorë floriri.
Mozzik ndër të tjera falenderon policinë e Kosovës për gatishmërinë, teksa pret që kjo grabitje të zbardhet dhe autorët të arrestohen.
Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave (hajduqëve)
Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k (njëqindmijë euro cash) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite. Nuk paskan lënë orë, unaza, zingjira, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura. Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë. Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)
Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr (camera) Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet.
Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore, Ministria e Financave (nëse vec iu intereson mediave)
Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot.
Shnet Paçi !’- shkruan Mozzik.