• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Kupa u mbush”, Berisha mbledh strukturat në Tiranë, jep direktivat e para: Na kanë përjashtuar nga Parlamenti. Tani nis beteja e re!

10/18/2023
in Politikë, Slider
“Kupa u mbush”, Berisha mbledh strukturat në Tiranë, jep direktivat e para: Na kanë përjashtuar nga Parlamenti. Tani nis beteja e re!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sali Berisha, në një takim me strukturat e tij në qarkun e Tiranës ka deklaruar se sot pozita është de facto jashtë Parlamentit, duke bërë përgjegjës për këtë kreun e qeverisë, Edi Rama.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Berisha deklaroi se në këtë pikë ‘kupa është mbushur’ dhe se tani nis një betejë e re kundër qeverisë.

“Thirra këtë takim pasi PD dhe opozita hynë në një fazë të re, në një betejë të re e cila imponohet nga kushtet dhe rrethanat që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë për opozitën në 30 vite.

Opozita, PD, kaloi në këto dy vitet e fundit një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së saj dhe të një force politike, ndonëse ajo mbart në vete sot të gjitha transformimet e mëdha të Shqipërisë, në dekada.

Ajo dhe mbështetësit e saj përballen me një represion të gjithanshëm të të drejtave të tyre ligjore, me një agresion të vërtetë nga qeveria, që synon dhe ka synuar mosasgjesimin e saj tërësisht, shndërrimin e saj në një forcë politike pa vlerë apo një fasadë të saj.

Por ka një moment e cila në gjuhën e thjeshtë të popullit thuhet ‘kupa po derdhet’. Pas mbijetesës sonë në këto dy vite, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, Rama me një seri vendimesh de facto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Pra ne si përfaqësues të atyre 600 mijë qytetarëve që më 14 maj votuan kundër qeverisë, ne de facto në Parlament shkojmë sot si kurrë në historinë e Parlamentit, në rrafshin politik të paqenë. Hynë në parlament pasi nuk i lejohet më asnjë komision Parlamentar, e drejtë kushtetuese e opozitës.

Pas komisionit parlamentar të djegësave, kemi dërguar 4 kërkesa për komisione të tjera, që të gjitha në mënyrë antikushtetuese janë bllokuar.

Qëndrimet ndaj opozitës në Parlament kanë arritur në atë shkallë që çdo kërkesë për transparencë ndaj ministrave për t’u paraqitur në komisione dhe dhënë llogari për çka ndodh që të gjitha marrin një refuzim banditësh dhe dërgohen përfaqësuese që s’kanë asnjë tagër. Deputetët tanë nuk përfillen por shpërfillen ndaj çdo gjëje. Procesi i bashkimit të deputetëve u përball me një ndërhyrje brutale nga na e qeverisë.

Këto qëndrime janë shoqëruar nga përjashtimi i opozitës në përgjithësi nga çdo lloj përfaqësimi dhe përfaqësimi i qeverisë nga pseudo pozitë dhe përfaqësues të vetë.

Në këtë proces qëndrimet armiqësore ndaj opozitës kulmuan me vendimin e Ramës për t’i caktuar opozitës bashkëkryetarin e saj në Komisionin Zgjedhor të vendit, Parlamentarit. Gjë që nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite demokraci. Vendosën që bashkëkryetari ynë në komision të jetë Oerd Bylykbashi. Me një eksperiencë të gjatë në këtë komision dhe OSBE, kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që bashkëkryetarin as pozita e as opozita t’i caktojë. Pas kësaj Parlamenti me urdhër të Ramës voto në vend të Bylykbashit, Alibeajn”, tha Berisha.

Related

Previous Post

Sulmi terrorist në Banjskë, presidenti kroat: Serbia ende nuk është përgjigjur, BE duhet të shtojë presionin

Next Post

I lidhur me gazetaren? Reagon për herë të parë, Olsi Bylyku

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.