• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Akti normativ, Balla: I japim zgjidhje detyrimeve të prapambetura ndaj punonjësve të Policisë

10/19/2023
in Aktuale
Akti normativ, Balla: I japim zgjidhje detyrimeve të prapambetura ndaj punonjësve të Policisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i shoqëruar nga Drejtori i DVP, Durrës Skënder Hita zhvilloi një takim me strukturat e Komisariatit të Policisë në Kavajë, ku theksoi nevojën për thellimin e procesit të vetë-pastrimit të radhëve të policisë dhe rritjen e besimit të publikut. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministri nënvizoi gjithashtu angazhimin për të përmirësuar kushtet financiare, qoftë sa i përket pagës së përgjithshme nëpërmjet ndryshimeve në buxhetin e ardhshëm, ashtu edhe për pagesat e orëve shtesë që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë. Balla vuri në dukje se është bërë një punë e lavdërueshme nga strukturat e Komisariatit të Kavajës përgjatë sezonit turistik. Ai falënderoi punonjësit për përmbylljen me sukses të sezonit. “Ky Komisariat mbulon një vijë të rëndësishme bregdetare dhe me një numër shumë të madh hotelesh dhe një numër shumë të madh turistësh që vizitojnë gjithë bregdetin së bashku me pjesën që mbulon në tërësi Drejtoria e Durrësit. Duhet të jemi të përgatitur për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë një vit me një numër edhe më të madh se ky që kishim. Prandaj ne kemi menduar të krijojmë edhe një Forcë Kombëtare të Sigurisë, e cila të mbështesë komisariatet”, theksoi ministri. Më tej ai sqaroi sa i përket trajtimit financiar të punonjësve të policisë, me pagesat e orëve shtesë dhe rritjen në buxhet. “Detyra e Ministrit të Brendshëm lidhet drejtpërdrejt me trajtimin e duhur financiar të punonjësve të policisë. Kemi kaluar në qeveri një akt normativ ku i japim zgjidhje të gjitha pagesave apo detyrimeve të prapambetura me orët jashtë orarit, i cili hyn në fuqi menjëherë. Në ditët në vijim, për çdo orë jashtë orarit të punës do të kryhet pagesa dhe do ta ndjek personalisht”, deklaroi Balla.

Unë e di që paga aktuale e punonjësve të policisë është shumë e ulët krahasuar me nevojat që ka çdo familje e një punonjësi policie. Me buxhetin e shtetit 2024, do të kemi një rritje, e cila ndoshta nuk është aq sa duhet, por është një hap i madh krahasuar me stadin aktual”, nënvizoi ai. Në lidhje me problematikat e tjera të ngritura, ministri tha se po punohet për ti zgjidhur shpejt. “Është shumë e rëndësishme që në procesin e rikthimit të besimit të publikut te Policia e Shtetit, kjo duhet të shoqërohet edhe me një qasje të re që njerëzit duhet të kenë ndaj uniformës të punonjësit të policisë”, u shpreh Balla në Kavajë.

Ministri u ndal gjithashtu në procesin e pastrimit të radhëve të policisë nga individë që tradhtojnë uniformën. “Ndërsa vazhdojmë procesin e vetëpastrimit të radhëve të policisë nga individë që me veprimet e tyre tradhtojnë aksionet e policisë, unë jam shumë i sigurt që ne do ta rrisim besimin e qytetarëve te organizata e “Policisë së Shtetit”, tha ai. Më tej u ndal në Paketën e Sigurisë në Shkolla, sidomos në identifikimin dhe kapjen e shpërndarësve të drogës në ambientet shkollore. “Duhet të jemi vigjilentë ndaj kujtdo që tenton të bëjë biznes me shëndetin e fëmijëve, duke u shitur lëndë narkotike. Një pjesë e madhe këtu, i kanë fëmijët në shkollë të mesme dhe e dinë sa e rëndësishme është kjo gjë dhe çfarë pritshmërie kanë qytetarët. Nga një sondazh i para disa ditëve, 6 në 10 persona mendojnë që siguria në shkolla është ndër gjërat më të rëndësishme dhe kjo lidhet edhe më shpërndarjen e lëndëve narkotike”, nënvizoi Ministri.

Related

Previous Post

Lufta/ Dyshohet se Hamasi ka përdorur armë të Koresë së Veriut ndaj Izraelit

Next Post

Shqipëria votoi kundër SHBA në KS, deputeti i PD: Gabim trashanik, Rama i detyruar nga lidhjet vartësitë lindore

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.