• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Trajnerët e huaj, askush më mirë se braziliani. Shtatë ndeshjet e para, Sylvinho bën “ligjin”

10/19/2023
in Sport
Trajnerët e huaj, askush më mirë se braziliani. Shtatë ndeshjet e para, Sylvinho bën “ligjin”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nëntë trajnerë të huaj ka parë Kombëtarja shqiptare në 21 vitet e fundit. Nga Dossena e Hans Peter Brigel dhe deri tek ai aktuali, Sylvinho. Braziliani ka zhvilluar ndeshjen e tij të shtatë në stolin kuqezi, me paraqitje fantastike që na kanë sjellë edhe kreun në Grupin E të kualifikueseve të Europianit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Një vëzhgim se si kanë qenë shtatë ndeshjet e para të trajnerëve të huaj në stolin e Shqipërisë. Rezulton se statistikat më të mira i ka Sylvinho, duke marrë 5 fitore, me Moldavinë, Ishujt Faroe, Poloninë, Çekinë dhe Bullgarinë, një barazim me Çekinë dhe një humbje me Poloninë.

EDI REJA – Italiani erdhi në vitin 2019 dhe e mbylli në nëntorin e kaluar me stolin e Kombëtares, ndërsa shtatë ndeshjet e tij të para flasin për 3 fitore, dy herë Moldavinë dhe një herë Islandën. Barazimin Reja e mori me Andorrën në shtëpi, ndërsa 3 humbjet u shkaktuan nga Islanda, Franca dhe Turqia. Një nisje praktikisht e balancuar.

CHRISTIAN PANUCCI – Para Edy Rejas, Shqipëria drejtohej nga Christian Panucci. Ish-lojtari i famshëm italian erdhi me bujë në Tiranë, por qëndroi vetëm 15 ndeshje në drejtim. Ndërkohë sa u përket shtatë takimeve të para si trajner, ai mori 2 fitore, me Lihtenshtajnin dhe Turqinë, një barazim me Maqedoninë dhe 4 humbje, konkretisht me Spanjën, Italinë, Norvegjinë dhe Kosovën.

GIANNI DE BIASI– Trajneri që kualifikoi Shqipërinë në Europianin e vitit 2016, arriti në shtatë ndeshjet e para si trajner 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Ai fitoi me Katarin, Iranin dhe Qipron, ndërsa u mposht nga Zvicra, Gjeorgjia dhe Islanda, ndërkohë barazoi me Moldavinë.

JOSIP KUZHE- I ndjeri Kuzhe ishte për 22 ndeshje trajner i Shqipërisë nga viti 2009 deri në 2012. Në shtatë ndeshjet e para, kroati mori 2 fitore, me Qipron dhe Irlandën e Veriut, barazoi 3 të tilla, me kombëtare si Gjeorgjia, Danimarka dhe Estonia, ndërkaq, 2 humbjet u pësuan nga Portugalia dhe Suedia.

OTO BARIÇ– I vetmi që mori vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e para ishte i ndjeri Oto Bariç. Kroati tjetër i stolit fitoi me San Marinon në transfertë dhe më pas barazoi ndaj Bjellorusisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë. Tri humbjet i pësoi nga: Rumania, Maqedonia dhe Holanda.

ARI HAN– Holandezi i nisi 7 takimet e para me një bilanc të ekuilibruar, teksa arriti 2 fitore, 3 barazime dhe dy humbje. Mposhti Lihtenshtajnin dhe Maltën, barazoi me Suedinë, Portugalinë dhe Azerbajxhanin dhe humbi me Poloninë e Hungarinë.

HANS-PETER-BRIGEL Gjermani që mbërriti në vitin 2002 dhe në drejtimin e Shqipërisë në shtatë ndeshjet e para mori 2 fitore, një barazim dhe 4 humbje. Sukseset i pati me Rusinë dhe Vietnamin, ndërsa humbjet me Bullgarinë, Irlandën, Zvicrën dhe Maqedoninë. Barazimin me Irlandën.

GIUSEPPE DOSSENA – U emërua në korrik të vitit 2002, drejtoi Kombëtaren vetëm në dy ndeshje zyrtare, kundër Zvicrës në Tiranë, 1-1 dhe në Rusi që u mposht 4-1 dhe u “zhduk” pa dhënë shpjegim.

Related

Previous Post

Laboratorët e teknologjisë, Manastirliu me Presidentin e Kroacisë në shkollën 9-vjeçare në Kamëz: Investimi në arsim, mision fisnik për gjeneratat e ardhshme

Next Post

‘Do të jemi të saktë dhe vdekjeprurës’, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit përgatitet për pushtimin tokësor të Gazës

Lajme të ngjashme

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

by redaktor2
06/10/2025
0

Largimi i Armando Brojës nga Çelsi shikohet si diçka e sigurt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk shfaqet në planet e...

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

by redaktor2
06/10/2025
0

Shqipëria luan këtë të martë transfertën e Letonisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit pa gola ndaj Serbisë dhe...

“Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Asllani: Mendjen te Letonia, kemi ndeshje të vështirë

“Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Asllani: Mendjen te Letonia, kemi ndeshje të vështirë

by redaktor2
06/09/2025
0

Me objektivin e vetëm fitoren, Shqipëria luan të martën në mbrëmje ndaj Letonisë, sfidën e radhës kualifikuese të Botërorit. Para...

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

by redaktor2
06/07/2025
0

Ansi Agolli, njëri nga protagonistët e mbrëmjes famëkeqe të Beogradit, ka folur për emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania” për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.