• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

‘Do të jemi të saktë dhe vdekjeprurës’, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit përgatitet për pushtimin tokësor të Gazës

10/19/2023
in Rajoni & Bota
‘Do të jemi të saktë dhe vdekjeprurës’, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit përgatitet për pushtimin tokësor të Gazës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad u bëri thirrje trupave që të jenë gati për një pushtim “të saktë dhe vdekjeprurës” të Gazës. “Unë jam përgjegjës për mbrojtjen në vend dhe kam qenë përgjegjës për këtë në dy javët e fundit, madje edhe në incidentet e vështira dhe jam përgjegjës për udhëheqjen e luftëtarëve tanë drejt fitores, “u tha Gallad gazetarëve në një terren stërvitor ushtarak pranë kufirit të Gazës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai më pas u bëri thirrje ushtarëve izraelitë që të jenë gati për një pushtim tokësor të Gazës. “Ne do të jemi të saktë dhe vdekjeprurës dhe do të vazhdojmë derisa të përfundojmë misionin”, tha ai.

Kujtohet se pak ditë më parë, përgjegjësinë për dështimet që çuan në masakrat e shtetasve izraelitë dhe të huaj nga Hamasi, në kufirin me Rripin e Gazës, mori kreu i Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme të Izraelit (Shin Bet), Ronan Barr në një letër drejtuar punonjësve të Shërbimit.

Në të, Barr tha se mungesa e paralajmërimit për një sulm të Hamasit është një çështje shqetësuese për të dhe për Shin Bet. “Megjithëse një sërë veprimesh që u ndërmorëm, për fat të keq të shtunën nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që të parandalonte sulmin. Si person në krye të organizatës – përgjegjësia për këtë e kam mua” , ishte qëndrimi i tij fillestar.

Më pas, ai ka theksuar se “do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë. Humbëm dhjetë nga njerëzit tanë më të mirë, shumë prej nesh u plagosën, ushtarët humbën të afërmit e tyre. Histori të panumërta heroizmi”.

Sipas tij, “që nga dita e parë e luftimeve ne krijuam një formacion të posaçëm, në bashkëpunim me IDF, për të gjetur, identifikuar dhe rikuperuar të rrëmbyerit dhe të zhdukurit”.

Në letrën e tij, Barr shtoi se “të gjithë punonjësit e organizatës mbërritën në njësi, hapën zyra private, krijuan ekipe speciale. Të gjithë ata që mbanin armë zbritën për të luftuar” , ndërsa theksoi se “jemi në luftë, jo në një betejë të thjeshtë. Një luftë përfundon me një vendim dhe një ndryshim shteti. Nuk ka afat kohor. Do të shkojmë deri në fund”.

Related

Previous Post

Trajnerët e huaj, askush më mirë se braziliani. Shtatë ndeshjet e para, Sylvinho bën “ligjin”

Next Post

PS përjashton nga Kuvendi 23 deputetë demokratë! U ngujuan në sallen e seancave dhe s’lejuan mbledhjen! Ja kush “shpëtoi”

Lajme të ngjashme

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

by redaktor2
05/06/2025
0

Të shtunën në mëngjes, Policia Federale Gjermane kreu kontrolle kufitare në Intercity Express 225 pas hyrjes nga Holanda. Oficerët kontrolluan...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.