• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Arritja e parë në Europian është më historike”, ish-kapiteni Cana: Gjimshiti nuk u ankua kurrë, ja çfarë ju them për Brojën

10/19/2023
in Sport
“Arritja e parë në Europian është më historike”, ish-kapiteni Cana: Gjimshiti nuk u ankua kurrë, ja çfarë ju them për Brojën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shqipëria po kalon një periudhë të artë, teksa Kombëtarja më në fund po bind me lojë dhe rezultat. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024, teksa në dy ndeshjet e fundit kualifikuese mjafton një pikë. Optimizmi është i madh, entuziazmi gjithashtu, ndërsa tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të parë çfarë emocionesh do na dhurojë skuadra. Një kualifikim në Europian, do të ishte i dyti në histori, pas atij të vitit 2016. Legjenda e Shqipërisë, Lorik Cana u shpreh mjaft i kënaqur për paraqitjet e Shqipërisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

A ka sekret suksesi trajneri Sylvinho? Na bërë pak komunistë, pasi the me yllin në ball (Qesh). Kombëtarja është e përbërë nga yje. Po shkëlqejnë më shumë. kur kemi patur arritjen e parë historike, pritshmëritë janë shumë të vështira. Gjithmonë është e vështirë për të bërë diçka historike, më pas e vështirë është që të përsërisësh suksesin. Këta djem po përgjigjen mirë, po hapin një kapitull të ri. Po e bëjnë me gola nga një dimension tjetër. Nuk është rastësi, pasi po ndodh shpesh. Besoj se do ia dalim. I kemi të gjitha mundësitë që të mbyllim kapitullin e kualifikimit që në ndeshjen tjetër.

Çfarë ka kjo Kombëtare më shumë? Duhet ta shikojmë në aspektin e periudhës. Çdo kapitull, çdo edicion ndryshon. Gjëja më historike do mbetet kualifikimi i parë. Teknikisht pritshmëritë janë shumë të mëdha. Kjo e bën meritën e djemve akoma më të madhe. Ne kemi një përbërje me cilësi tjetër. Kemi një skuadër më të talentuar, kemi një skuadër që luan me vetëbesim të madh. Duke mos hequr asnjë presje, është e pamohueshme që merita është e kombëtares që është zgjedhur në grupin 3 të këtij shorti. Në të kaluarën, shorti ka qenë mjaft i vështirë. Duhet të dëshmosh që je i fortë, duhet të mos të ndalemi dhe të kapim vendin e parë.

Çfarë i ka munguar më parë kombëtares? Po t’i shikosh numrat dhe rëndësinë e një lojtari si Asani, po të jap një shembull. Kur ti luan në një kompeticion, nis gjithçka me Moldavinë dhe vjen një gol në këndin e kundërt, është goli që bëri diferencën. Kur luan me Poloninë dhe është i ngjashëm. Kur luan me Çekinë dhe bën sërish një gol të jashtëzakonshëm, dihet kjo që lojtari ka një meritë të jashtëzakonshme. Fryma e grupit duket. Kjo kombëtare di të mbrohet dhe di të sulmojë.

Çfarë ndjesi të jep shiriti i kapitenit që ti e ke mbajtur me shumë krenar? Pse po ndryshojnë shumë kapitenët! Elseidi po arrin një numër të madh ndeshjesh me kombëtaren. Ajo që më bën shumë të lumtur ka të bëjë me të mirën e Shqipërisë. Të gjithë ne përfitojmë. Kur shkon një ekip mirë, ne që kemi luajtur dikur, jemi shumë të lumtur.

Përshtypja… Ua thashë edhe në sy pas ndeshjes me Çekinë. Një lojtar që më bën përshtypje është Berat Gjimshiti. Ishte thellbësor në kualifikimin e Euro 2016. Ai bëri gol ndaj Armenisë. Në asnjë moment atë lojtar nuk e kemi parë të ankohet. Unë gëzohem për Berat Gjimshitin.

Çfarë po ndodh me Brojën, është e vërteta mungesa e harmonisë? Unë Brojën nuk e kam patur mundësinë ta takoj. Jemi shqiptarë të gjithë. Ai djalosh në moshën që ka luan te Chelsea. Kemi një nga sulmuesit e Chelseat, kjo ka rëndësi. Gjithë ky sukses po bëhet pasi lojtarët po gjejnë një lidhje shpirtërore mes tyre. Nuk e shikoj një problem të madh. Duhet dikush që të ketë karakter të fortë.

Qëndrimi në distancë Rama-Kurti në stadium… Çfarë bëjnë ata në axhendën politike, nuk ka të bëjë fare me atë që ndodh në stadium. Rama është tifoz dhe ndjek kombëtaren. E njëjtja gjë vlen për Kurtin, ky i fundit e do po aq shumë kombëtaren. Prezenca e tyre nuk është për të dëshmuar diçka. Kemi lojtarë nga treva të ndryshme. Ata vijnë për dashurinë që kanë për kombëtaren.

Related

Previous Post

“Kurrkush s’të do, ishin të gjithë për Luizin”, Olta përballet me publikun

Next Post

“Demat” vijnë me mungesa, bardheblutë nuk ndryshojnë 11-shen. Njihuni me formacionet zyrtare të derbit Partizani-Tirana

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.