Monica Bellucci mori pjesë në premierën e filmit Diabolik, ‘Kush je ti?’ në Festivalin e Filmit në Romë. Aktorja prezantoi projektin e saj të ri në kryeqytetin e Italisë, ndërsa në tapetin e kuq u fotografua me një pamje të zakonshme ndaj preferencave të veshjes.
Belucci është adhuruese e look-ut total black, ndaj për këtë rast, ylli i filmave zgjodhi ngjyrën e saj të përjetshme, një fustan të zi.
Për ta bërë këtë pjesë thelbësore në gardërobën e një gruaje të bie në sy menjëherë, ajo e rriti atë me një pjesë edhe më të fortë, një palë çizme të larta me platformë. Ajo e kompletoi look-un me një çantë të zezë prej lëkure të lyer dhe syze dielli të zeza me firmë.