• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Fitues në garën ndërkombëtare në teknologji, gjimnazistët në podcastin e Ramës: Ja projekti ynë ambicioz, synojmë të dixhitalizojmë me e-Albania shkeljet e qarkullimit rrugor

10/21/2023
in Aktuale
Fitues në garën ndërkombëtare në teknologji, gjimnazistët në podcastin e Ramës: Ja projekti ynë ambicioz, synojmë të dixhitalizojmë me e-Albania shkeljet e qarkullimit rrugor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Facebook

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Tre të rinj nga Shkodra, fitues të garës ndërkombëtare në teknologji kanë zhvilluar sot një podcast me kryeministrin Rama.

Tre të rinjtë super të talentuar tregojnë rutinën e tyre të përditshmë, pasionet, projektin e finalizuar dhe majde për premisat e së ardhmes. Maturantët shpjeguan më në detaje se çfarë arritjeje inovative krijuan.

Kryeministri Edi Rama: E kuptova këtë, por ma shpjego pak nga ana konkrete. Si organizohet sistemi, të dhënat ku mblidhen. Çfarë tregojnë këto të dhëna dhe si kjo pastaj ndikon në të gjithë disiplinimin e trafikut.

-Sistemi jonë përdor inteligjencën artificiale për të dalluar shkeljet rrugore. Ajo i ruan në database, pastaj më vonë, pas disa vitesh do të jenë ne e-albania për të bërë një raportim automatik të gjobave.

-Diçka tjetër, që kur ta dërgojmë në Shkodër është sesi do reagojnë njerëzit, publiku ndaj kësaj, a do ketë reagime të mirë ose të këqija. Dhe si do të shkojë dhe për të bërë test gjeneral si do të jetë në rrugët në kohë reale.

Kryeministri Edi Rama: Sistemi i inteligjencës artificiale ka një të mirë të madhe që nuk ka kushërinj, nuk ka vese, nuk korruptohet, nuk funksionon me korrupsion. Është një sy komplet i pavarur nga të gjitha këto që sheh gjithandej, që nëpërmjet gjithë sistemit të kamerave që janë të instaluara që mbledh informacionin dhe pastaj jep raportin objektiv që në këtë vendndodhje kjo makinë me këtë targë është gabim, apo jo? Dhe atij që i shkon gjoba i shkon bashkë me kartolinën dhe nuk ka se pse mos të funksionojë apo jo? 

-Po dhe shpresoj ta kthejmë në digjitale me e-Albania dhe për ta bërë sa më të lehtë pra dhe për ta paguar gjobën.

Kryeministri Rama u ka propozuar të rinjve të bashkëpunojnë edhe me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Becin për programin e strat-up. Të rinjtë ishin mjaft optimist mbi projektet që do të krijonin me anë të inteligjencës artificiale.

Kryeministri Edi Rama: Të kthehemi te punët serioze, ne kemi një program për start-up dhe besoj që nëse do ta shikoni, mbase mund të bashkëpunoni dhe me Kryetarin e bashkisë, Benetin sepse Beneti një nga cilësitë e mira që ka të historikut të tij të punës, është që është shumë i zoti për të shkruar projekte dhe për të aplikuar për financime të organizatave të ndryshme, apo të fondeve të ndryshme, apo të programeve të ndryshme dhe mund të bëni një aplikim për të marrë mbështetje financiare për këtë inovacionin tuaj, në mënyrë që ta bëjmë realitet dhe ta bëjmë bukur sa më shpejt këtë modelin e inteligjencës artificiale për trafikun se mund të na shërbejë shumë pastaj për ta shtrirë në gjithë Shqipëri.

– Edhe për të ndihmuar Policinë. Se Policia Rrugore sidomos lodhet në shi, në të nxehtë, në të ftohtë. Edhe për ata është shumë e rëndësishme kjo.

Kryeministri Edi Rama: Patjetër që inteligjenca artificiale do ndryshojë rrënjësisht raportet e punës dhe raportet mes realitetit dhe institucioneve sepse do të japë mundësi të jashtëzakonshme në të gjitha fushat për të pasur një monitorim jashtëzakonisht të detajuar dhe jashtëzakonisht objektiv të shumë aspekteve që sot për sot bëhen vetëm nëpërmjet njeriut dhe sigurisht që, nëse, se sistemi i kamerave dhe monitorimi i trafikut me kamera nuk është e re, është e vjetër, por me futjen e inteligjencës artificiale, përpunimi i gjithë informacionit, dhënia e raporteve, jo thjesht shpejtësia në trafik, në pika të caktuara, por edhe mënyra e parkimit, shkeljet, sjellja me rregullat e qarkullimit është progres.

Ju falenderoj shumë për vizitën. Ju përgëzoj shumë për punën në të gjitha aspektet. Edhe për dhjetat, edhe për pasionin dhe vullnetin për inovacionin dhe patjetër për faktin që jeni çuna të mirë që i bëni nder familjes, i bëni krenarë prindërit dhe jepni shembullin që, kudoqoftë mund të synosh sukses e mund të bësh sukses. Nëse nuk kërkon gjithë ditën justifikime, jo se kjo s’bëhet, jo po se këtu kështu, jo po se këtu ashtu, jo se ky më tha, jo se i thashë atij, po jo mo se kështu. Kështu që, për të gjitha këto respekt.

– Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Edhe mos e harroni asnjëherë që çdo ëndërr që ju e shihni me sy hapur, është në gjendje ta realizojë në qoftë se ka gjithë fuqinë që të mos dorëzohet dhe t’i përballojë të gjitha vështirësitë e rrugës për ta realizuar.

– Rruga është e vështirë, por ne duhet të punojmë.

Related

Previous Post

Do keni emocione për të përjetuar, çfarë thonë yjet për ju sot

Next Post

Të rraskapitura, por të lumtura pas daljes nga ‘ferri’, shikoni momentin kur nënë e bijë lirohen pas dy javësh nga Hamasi

Lajme të ngjashme

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

by redaktor2
06/13/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një nga projektet...

“Spiun i komunizmit me pseudonimin Llulla” – Frrok Çupi padit Ilir Demalian: U përdor nga Grida Duma…

“Spiun i komunizmit me pseudonimin Llulla” – Frrok Çupi padit Ilir Demalian: U përdor nga Grida Duma…

by redaktor2
06/12/2025
0

Gazetari dhe opinionisti i njohur Frrok Çupi ka dërguar përballë drejtësisë një shpifjeje të rëndë publike, që sipas tij ka...

Kush është gjyqtarja që kryeministri Rama e cilësoi si “Shvejkun” e sistemit të drejtësisë

Kush është gjyqtarja që kryeministri Rama e cilësoi si “Shvejkun” e sistemit të drejtësisë

by redaktor2
06/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama reagoi i zhgënjyer pasi Gjykata e Tiranës vendosi të rrëzojë padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.