• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Rama sanksionoi urrejtjen e tij për shqiptarët”/ Deputeti i PD-së për vendosjen e fashës 800Kw/h për energjinë elektrike: Gjobë për 25% të qytetarëve!

09/23/2022
in Politikë
“Rama sanksionoi urrejtjen e tij për shqiptarët”/ Deputeti i PD-së për vendosjen e fashës 800Kw/h për energjinë elektrike: Gjobë për 25% të qytetarëve!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka reaguar ndaj vendosjes së fashës 800Kw/h për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjet.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një postim në Facebook, Bushati shkruan se kryeministri Rama sot sanksionoi urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve.

Për deputetin demokrat, vendimi i ERE-s, është një gjobë për 25% të familjeve shqiptare të cilët do të paguajnë energjinë elektrike me katërfishin e çmimit aktual.

Postimi i Helidon Bushatit:

Për të satën herë Rama me shpurën e tij dëshmuan qartazi se interesat e kujt prevalojnë në të vërtetë. Sot u sanksionua gjoba më e re qeveritare për shtresën e mesme të shqiptarëve.

Më shumë se 25 % e familjeve shqiptare tashmë do të paguajnë shifra që do rëndojnë drejtpërdrejtë në xhepin e tyre.

Qeveria shqiptare paaftësinë e saj kronike për të menaxhuar sistemin elektroenergjitik dhe mungesën e dëshirës për të ndërmarrë politika mbështetëse për familjet dhe bizneset, mundohet ta fshehë duke goditur shtresën e mesme të popullsisë.

Sipas statistikave të deritanishme mbi 25% e shqiptarëve për të paktën 6 muaj paguajnë mbi 9.000 lekë në muaj. Imagjinoni për një moment se si me vendosjen e fashave këta abonentë do goditen nga rritja e paarsyeshme e çmimeve, pa përmendur këtu taksat dhe tarifat e tjera që rëndojnë buxhetin e shqiptarëve.

Pasi abuzoj në 9 vite me sektorin elektroenergjitik duke e përdorur si bankomat qeveritar për të blerë votat dhe për shpenzimet e tij të luksit, sot kryeministri i vendit tone, sanksionoj urrejtjen e tij për nje pjesë të mirë të shqiptarëve.

Pikerisht ajo pjesë që është më shumë kritike ndaj qeverisjes së tij, rrogtarët e këtij vendi, që përballen çdo ditë me rritje të cilat janë në raport të zhdrejtë me të ardhurat.

Kërbaçi që po përdor shumë shpejt do i kthehet kundër. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të paguajnë për abuzimet dhe mungesën e aftësisë për të menaxhuar sistemin.

Related

Tags: Bushati sanksione vjedhje
Previous Post

Evis Kushi refuzoi kërkesën e pedagogëve për rritje page, Sali Berisha: Qëndrim cinik i Edi Ramës! 5 tetori, dita e grevës së përgjithshme

Next Post

Si asnjëherë më parë, fituesi i festivalit të ‘Sanremos’ vjen si konkurrent në “Kënga Magjike”

Lajme të ngjashme

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

by redaktor2
08/29/2025
0

Biznesmeni Gjergj Luca i është përgjigjur me ironi, një postimi të deputetit të PD, Klevis Balliu, ku shprehej se ortaku i Lucës...

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

by redaktor2
08/29/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të tjera nga operacioni i lirimit të hapësirave publike në vend.  Në rrjetin social Facebook ai...

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shoferi idiot, një profesion shqiptar me treg të sigurt pune
  • “Përputhen” vjen me risi! Roli i ri për Megi Pojanin dhe Neda Ballukun, zbulohen opinionistët
  • Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respekt…
  • Dita e “inxhinierëve të vegjël” të AKBN-së, një festë e dijes, lojës dhe buzëqeshjes
  • Vrau kushëririn e tij pas sherrit për “portofolin”, rrëfehet Ndoc Meçaj: I bëra be në kishë që nuk e…
  • “Kur Ligji është Letër, Emërimet bëhen me Miqësi”
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.