Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore sipas burimeve të Albania Times.
Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar Veliun në dorëheqjen nga drejtimi i AMP, post të cilin e mbante prej gati një viti. Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Më herët ai ka mbajtur postin edhe të kreut të policisë së Tiranës.
Jo zyrtarisht prej ditësh flitej se Veliu kishte dhënë dorëheqjen ndërsa lajmi u konfirmua sot nga burime.