• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Serbia thekson rëndësinë e pajisjeve ushtarake kineze

10/23/2023
in Politikë
Serbia thekson rëndësinë e pajisjeve ushtarake kineze
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Serbisë tha se pajisjet ushtarake kineze kanë forcuar ndjeshëm forcat e armatosura serbe, posaçërisht në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe me dronë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Për sa u përket marrëdhënieve dypalëshe Serbi-Kinë, do të veçoja bashkëpunimin ushtarak si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e shumta, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, tha Milosh Vuçeviç, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes i Serbisë në një intervistë për mediumin e kontrolluar nga shteti Global Times, që u botua të dielën.

Vuçeviç tha se përpjekjet për pajisjen dhe modernizimin e forcave të armatosura kanë për qëllim mbrojtjen.

Presidenti i Kinës Xi Jinping, bëri thirrje për një bashkërendim më të fortë strategjik me “mikun e çeliktë” Serbinë, kur takoi presidentin e saj, Aleksandar Vuçiç, në Pekin javën e kaluar, duke u zotuar për mbështetje ndaj Serbisë në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë tokësore të saj.

Ministri Vuçeviç tha se sistemi i raketave kundërajrore kineze me rreze të mesme veprimi FK-3 dhe fluturaket pa pilot CH-95 dhe CH-92A, janë “pa dyshim” ndër sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes që kishte marrë Serbia.

Vendi ballkanik shfaqi raketat tokë-ajër të prodhuara nga Kina së bashku me pajisje të tjera ushtarake të blera nga Rusia dhe Perëndimi, në prill të vitit të kaluar. Në vitin 2019 Serbia bleu sistemin e mbrojtjes tokë-ajër FK-3, të ngjashëm me sistemin rus S-300 ose sistemin amerikan Patriot. Ajo e mori sistemin vitin e kaluar.

Tensionet kanë qenë të larta në muajt e fundit midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999. Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Rusia, e cila tradicionalisht mbështet Serbinë, kanë thënë se po e vëzhgojnë situatën.

Ministri Vuçeviç tha se Serbia do të rrisë aftësitë e saj për të mbrojtur pavarësinë, por nuk shpjegoi nëse do të merrte më shumë pajisje ushtarake kineze. Megjithatë, ai tha se ishte i sigurt që të dyja vendet do të zhvillonin marrëdhëniet e tyre, pasi Kina ishte një nga miqtë “më të besueshëm” të Serbisë.

Related

Previous Post

Ky veprim i JLO revolton ‘keq’ fansat, ‘lumë’ kritikash për këngëtaren

Next Post

Space X nënshkruan marrëveshje për të vendosur satelitët evropianë në orbitë me raketat e saj

Lajme të ngjashme

Ina Zhupa në PE: Votuesit në 11 maj u privuan nga informacioni i pavarur mbi garën zgjedhore. Fushata e pabarabartë!

Ina Zhupa në PE: Votuesit në 11 maj u privuan nga informacioni i pavarur mbi garën zgjedhore. Fushata e pabarabartë!

by redaktor2
06/18/2025
0

Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetarëve...

Balla nga Strasburgu: Reforma zgjedhore të vazhdojë në shtator. Vota e Diasporës, hap i rëndësishëm

Balla nga Strasburgu: Reforma zgjedhore të vazhdojë në shtator. Vota e Diasporës, hap i rëndësishëm

by redaktor2
06/18/2025
0

Në përgjigje të akuzave të ngritura nga deputetët e opozitës në mbledhjen e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi...

Modernizimi i FA-së/ Vengu: Industria ushtarake vendase duhet të pajiset me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë

Modernizimi i FA-së/ Vengu: Industria ushtarake vendase duhet të pajiset me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë

by redaktor2
06/18/2025
0

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë vizitës në Francës  ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Paris Air Show”. Ai thotë...

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

by redaktor2
06/18/2025
0

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E kërkon Uganda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar Bicaj
  • Vazhdojnë të ndiqen në Instagram, Ana Kallaku rrëfehet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn pas nd…
  • Ina Zhupa në PE: Votuesit në 11 maj u privuan nga informacioni i pavarur mbi garën zgjedhore. Fushat…
  • Balla nga Strasburgu: Reforma zgjedhore të vazhdojë në shtator. Vota e Diasporës, hap i rëndësishëm
  • Modernizimi i FA-së/ Vengu: Industria ushtarake vendase duhet të pajiset me mjete dhe sisteme me për…
  • Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.