• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Financohen 90 projekte të kërkimit shkencor në universitete, Manastirliu: Orientim drejt nevojave të tregut

10/23/2023
in Slider, Sociale
Financohen 90 projekte të kërkimit shkencor në universitete, Manastirliu: Orientim drejt nevojave të tregut
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Buxheti për kërkimin shkencor në 5 vitet e fundit është rritur me 30%”, – tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në Forumin “Kërkimi Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

 Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit organizuan Forumin, “Kërkimi Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë”, me qëllim nxitjen, orientimin dhe zhvillimin e kërkimit shkencor në universitete. Ky forum reflektoi arritjet, prioritete dhe sfidat për ndërkombëtarizimin e Universiteteve përmes programeve dhe mbështetjes me fonde nga qeveria shqiptare për zhvillimin e mendimit akademik dhe shkencor. Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vuri theksin të rëndësia e kërkimit shkencor dhe financimi në Institucionet e Arsimit të Lartë. “Për vitin 2023 janë 90 projekte të kërkimit shkencor të financuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe janë 17 projekte të infrastrukturës akademike të financuara. Në tërësi, buxheti për kërkimin shkencor në 5 vitet e fundit është rritur me 30%”, – tha Ministrja Manastirliu.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit shprehu angazhimin për mbështetjen e universiteteve në raport me bizneset, për krijimin e një programi të pëbashkët që synon bashkëpunimin mes stafit akademik dhe biznesit në fushën e kërkimit shkencor, për t’i dhënë më të mirën sektorëve të ekonomisë. Shqipëria gëzon gjithashtu dhe statusin e asociuar në programin “Horizon Europe” të BE-së që bën të mundur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi se 42% e buxhetit të “Horizon Europe” është përthithur nga projektet e fituara nga Institucionet e Arsimit të Lartë. Gjithashtu, sistemi i kërkimi shkencor është modernizuar në përputhje me parimet themelore të Zonës Evropiane të Kërkimit. Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka miratuar së fundmi edhe dokumentin më të rëndësishëm të politikave të kërkimit shkencor, “Strategjinë Kombëtare të kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit”. Ky dokument përcakton politikat, vizionin, synimet dhe objektivat strategjike për periudhën 2023-2030. “Kjo Strategji Kombëtare do të jetë një udhërrëfyes për të gjithë ne, që të çojmë përpara kërkimin shkencor dhe të çojmë përpara instutucionet tona të arsimit të lartë, si baza të kërkimit shkencor, që së bashku me të gjithë instutucionet e tjera që mbështesin kërkimin shkencor, me të gjithë partnerët, të tretët, ne në këtë hapësirë, të mundemi që të influencojmë sa më shumë, sa më shpejt dhe sa më pozitivisht zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”,- tha Ministrja Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Forumin “Kërkimi Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë 2023”.

Related

Previous Post

Ministria e Mbrojtjes Serbe i mohon akuzat e Kurtit për sulmin në Banjskë

Next Post

Presidenti Begaj përfundon turin 3-ditor në Kalabri: I nderuar dhe i emocionuar për gjithçka bëni për identitetin tonë kombëtar!

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.