• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Monica Bellucci, në Festivalin e Filmit në Romë, çift me Burton! Rrëfen rolin e saj si Maria Callas: Grua që inspiron, kemi të përbashkëta!

10/23/2023
in Showbiz
Monica Bellucci, në Festivalin e Filmit në Romë, çift me Burton! Rrëfen rolin e saj si Maria Callas: Grua që inspiron, kemi të përbashkëta!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Aktorja e njohur italiane ka përshkuar tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Romë dorë për dorë me partnerin e saj, kineastin Tim Burton. Vëmendjen në këtë ngjarje të rëndësishme të filmit e ka marrë edhe prezantimi i dokumentarit “Maria Callas – letra dhe kujtime”, ku ajo është në petkat e ikonës së muzikës klasike. Për ‘Skytg24’, ka treguar më shumë për këtë personazh inspirues për të, por edhe i ngjashëm

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Festa e Kinemasë së Romës, pati si protagoniste absolute këtë fundjavë Monica Belluçi-n. Aktorja u shfaq për herë të parë me partnerin e saj, kineastin Tim Burton, dorë për dorë në tapetin e kuq…

Por krahas historisë së dashurisë, është prezantimi i filmit të Tom Volf e Yannis Dimolitsas, “Maria Callas – Letra dhe kujtime”  ku aktorja është protagoniste absolute dhe ka marrë vëmendjen e mediave të huaja…

Pas turneut teatral të tri viteve përqark botës, ku aktorja italiane ka luajtur në petkat e sopranos më të njohur të viteve ‘900, tashmë del dokumentari pritet të dalë.  Filmi lind pikërisht nga spektakli teatral i pasuruar me intervista, imazhe të ikonës së muzikës klasike, të xhiruara gjatë provave, në paskuinta apo në hapësira private të saj. Në një intervistë ‘Skytg24 ‘ajo tregon më shumë rreth empatisë karshi personazhit, por edhe pikat e përbashkëta.

“Sigurisht që ka diçka që na bashkon: shpirti Mesdhetar.  Përpos kësaj Maria Callas lindi në Neë York, pastaj shkoi të jetojë në Greqi, më pas u bë një yll në Itali, pastaj shkoi të jetojë në Paris. Kështu që në njëfarë mënyre ishte e huaj kudo që shkonte.  Unë mund ta kuptoj mirë këtë gjendje shpirtërore.”, thotë aktorja Monica Belluçi.

E konsideron Callas-in si një grua që frymëzon. Madje ishte historia e sopranos, që e nxiti të ngjitej në skenën teatrale e thotë se shikuesit do të shohin në film, më shumë për Marian sesa për Maria Callas-in.

“Rrëfehet pjesa më intime, ajo që pak njerëz njihnin. Fillimisht Maria e re që kërkonte suksesin mes jetës së saj private dhe entuziazmit. Pastaj Maria e rritur që kërkonte suksesin me gjithë entuziazmin e saj. Pastaj  Maria më e maturuar me kontrastin e jetës private dhe punës së saj. E më tej pjesa e ku ajo jeton vetminë dhe trishtimin e saj me dinjitet të madh.”, shton më tej ajo.

Filmi zgjat 75 minuta dhe prek momentet më të rëndësishme të jetës së sopranos.

Related

Previous Post

Dea Mishel i kërkon ish të dashurit rikthim?

Next Post

FOTOLAJM/ Policia në shtëpinë e Sali Berishës

Lajme të ngjashme

Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini

Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini

by redaktor2
08/11/2025
0

Luana Vjollca, një nga moderatoret e ekranit shqiptar, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në...

Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrjetet sociale

Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrjetet sociale

by redaktor2
08/06/2025
0

Lajmi se aktorja amerikane Sidnei Suini është përsëri “single”, ka nisur një fushatë të mirëfilltë mesazhesh nga futbollistë të Premier...

Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale

Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale

by redaktor2
08/05/2025
0

Jori Delli, modelja me origjinë shqiptare shkëlqen në rrjetet sociale. Jori shfaqet gjithnjë në superformë, ndërsa spikat me hiret e...

Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

by redaktor2
08/04/2025
0

Dy ditë më parë u bë virale videoja e Jozit dhe Stresit në të cilën ai thotë se çunat e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.