• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Izraelitët rrokin armët, armatoset dhe stërvitet e gjithë popullata

10/24/2023
in Rajoni & Bota
Izraelitët rrokin armët, armatoset dhe stërvitet e gjithë popullata
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Aktiviteti në Akademinë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, më e madhja në Izrael, ka arritur kulmin. 6 ditë në javë, civilë nga vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe nga i gjithë vendi vijnë për t’u stërvitur në një poligon qitjeje.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Që prej sulmit të 7 tetorit, pjesëmarrja e civilëve nuk ka qenë kurrë më e lartë. Shumë prej tyre nuk kanë përdorur një armë më parë.

“Është hera e parë që vij këtu. Kam dashur të vij prej kohësh sepse jetoj në pyll dhe jam e rrethuar nga fshatra me arabë. Im shoq u thirr në ushtri dhe unë jam vetëm në shtëpi me fëmijët. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë. Nëse ndodh diçka, ne do të mund të ndihmojmë të paktën veten dhe fëmijët”, tha Leah, banore e qytetit Gush Etzion.

Trajnimi është i gjatë dhe plumbat e qëlluar janë të shumtë. Për këtë mjafton të shohësh numrin e gëzhojave të mbledhura pas seancës.

Dyqanit të armëve në qendër po i mbarojnë rezervat, pasi kërkesat e civilëve po rriten ndjeshëm. Mbi 10 mijë kërkesa të reja për leje për armëmbajtje u regjistruan që nga fillimi i luftës.

Trupa e Euronews u drejtua për në Beitar Illit, një nga vendbanimet më të mëdha hebraike të zonës, me 70 mijë banorë.

Gjithashtu, popullsia e tij është e para që u armatos pas vendimit të fundit të ministrit për Sigurinë Kombëtare, Ben Gvir, për të pajisur me 10 mijë armë banorët izraelitë në Bregun Perëndimor dhe për të lehtësuar procedurat për dhënien e lejeve për armëmbajtje.

Edhe bashkia po organizon programe vetëmbrojtjeje për qytetarët. Grupet civile të sigurisë po organizohen dhe trajnohen. Roni, një ish-ushtarak, është mes instruktorëve.

“Bleva vetë një armë dy javë më parë, pas asaj që ndodhi në Jug. Njësoj si unë, shumë njerëz të tjerë e kuptuan se do të vijë një moment kur nuk do të jetë askush për t’i ndihmuar, as policia, as ushtria. Njerëzit po e kuptojnë se duhet të luftojnë për veten”, deklaron Roni, instruktor vetëmbrojtjeje.

Ndwrkohw gazetarja e Euronews Lyon Valerie Gauriat, deklaroi nga Izraeli: “Po qëndroj përpara një kampi refugjatësh palestinez në një territor të pushtuar pranë vendbanimeve izraelite. Për momentin, situata duket e qetë. Por njerëzit këtu, qofshin izraelitë apo palestinezë, druhen se gjithçka mund të dalë shumë shpejt nga kontrolli…”.

Related

Previous Post

2 javë e rrëmbyer nga Hamasi, 85-vjeçarja izraelite: Kam kaluar përmes ferrit

Next Post

Jamarbër Malltezi dërgohet tek paraburgimi “313”

Lajme të ngjashme

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

by redaktor2
05/06/2025
0

Të shtunën në mëngjes, Policia Federale Gjermane kreu kontrolle kufitare në Intercity Express 225 pas hyrjes nga Holanda. Oficerët kontrolluan...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shpat Kasapi ndahet nga bashkëshortja? Postimi që vuri pikat mbi i!
  • Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari nënkryetar
  • AMA thirrje mediave: Ndaloni transmetimin e pamjeve të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani
  • E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoro…
  • Shqiptarët postojnë hapur në rrjetet sociale trafikimin për në Mbretërinë e Bashkuar, “The Telegraph…
  • Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës, Elisa Spiropali: Një figurë kyçe e historisë moderne…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.