• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kurti nga Greqia: Të bashkohemi, si forca që kundërshtojnë destabilitetin!

10/24/2023
in Rajoni & Bota
Kurti nga Greqia: Të bashkohemi, si forca që kundërshtojnë destabilitetin!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë këtë të martë në forumin me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”, që po organizohet nga “The Economist” në Greqi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e tij Kurti u ndal tek situata në Veri të Kosovës, ku theksoi se momenti aktual kërkon mbështetje të palëkundur për demokracinë dhe mbrojtësit e saj.

“Ne duhet të bashkohemi, si forca që kundërshton elementet destabilizuese që përbëjnë një kërcënim të madh për demokracinë”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i Kosovës bëri një përshkrim të situatës në Veri të Kosovës, ku tha se rajoni verior është shfrytëzuar si qendër për trafikun e drogës, kontrabandën e armëve dhe minierat e kriptomonedhave.

“Këto aktivitete bien ndesh drejtpërdrejt me sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike që përfaqëson Kosova. Marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë mund të karakterizohet më së miri si një vend, Kosova, që punon për të ndërtuar veten për herë të parë, duke u përpjekur për sukses të vërtetë demokratik, ndërsa një vend joliberal përpiqet ta mbysë këtë progres, duke përdorur taktika të përdorura shpesh nga figura si Putini”, ka theksuar Kurti.

Sa i përket sulmit në Basnjkë, Kurti tha se organizimi i planit ishte kryer nga Beogradi me qëllim pushtimin e territoreve të një shteti të pavarur.

“Më 24 shtator, një muaj më parë, agresioni që kemi parë kulmoi kur trupat e armatosur paraushtarake që ishin trajnuar në bazat zyrtare ushtarake në Serbi hynë në vendin tim dhe hapën zjarr ndaj forcave të policisë, duke vrarë një nga policët tanë. Në të njëjtën kohë, Serbia u angazhua në atë që SHBA e përshkruan si një ngritje ushtarake “të paprecedentë” përgjatë kufirit tonë. Në ditët që pasuan, një sasi e konsiderueshme provash tregonin përfshirjen dhe planifikimin e një pushtimi më të madh nga vetë shteti”, tha Kurti.

Related

Previous Post

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Ditët në vijim zhvillojmë bisedime me Kurtin në Bruksel, nuk mund të zbuloj më shumë

Next Post

U kapën “mat”, zbulohet e dashura bukuroshe e Armando Brojës (FOTO LAJM)

Lajme të ngjashme

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

by redaktor2
05/06/2025
0

Të shtunën në mëngjes, Policia Federale Gjermane kreu kontrolle kufitare në Intercity Express 225 pas hyrjes nga Holanda. Oficerët kontrolluan...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.