Ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve dhurojnë një spektakël të veçantë me supersfidën mes Italisë dhe Anglisë.
Italianët duan të jenë protagonistë përsëri në këtë turne, ku trajneri Mançini po u beson gjithnjë e më shumë emrave të rinj. Ndërsa anglezët sot kanë shansin e fundit për të evituar rënien në Ligën B, që do të ishte një goditje e madhe për imazhin e tyre.