• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu te “Zyber Hallulli”: Mbështesim të rinjtë për realizimin e pasioneve përmes kurseve profesionale

10/25/2023
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu te “Zyber Hallulli”: Mbështesim të rinjtë për realizimin e pasioneve përmes kurseve profesionale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një takim, në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, me fëmijë dhe të rinj të cilët po ndjekin kurse të ndryshme të formimit profesional. Integrimi sa më i mirë i fëmijëve dhe të rinjve në shoqëri, përmes pasioneve e profesioneve që ata vetë kanë zgjedhur, ka qenë kryefjala dhe qëllimi i këtij takimi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Sigurimi i jetesës së pavarur dhe dinjitoze, nëpërmjet marrjes së njohurive, edukumit të duhur dhe aftësimit të tyre për të ardhmen, është qëllimi ynë”- ka thënë ministrja Koçiu në krye të fjalës së saj.

Me synimin që e ardhmja dhe zhvillimi i fëmijëve të jetë sa më i shëndetshëm, ministrja Koçiu ka theksuar se do të vijojë procesi i de-institucionalizimit që do të shërbejë për sigurinë e mirërritjes së tyre.

“Përmes arsimimit dhe formimit profesional forcohen marrëdhëniet shoqërore dhe familjare. Duke pasur një profesion ju mund të keni një punë të sigurt. E duke patur një punë të sigurt mund të keni edhe të ardhura të qëndrueshme, që ju ndihmojnë në krijimin e një familjeje të shëndetshme. Duke mbështetur fëmijët e të rinjtë në institucionet tona me një përkujdesje të mirë shoqërore, bën që të gjithë të aftësohen për tregun e punës për një jetesë dinjitoze.” – ka thënë ministrja Koçiu.

Veç të tjerave, ngritja e modelit shtëpi-familje dhe qendrës rinore, siç u theksua, ka për qëllim jo vetëm të akomodojë sa më mirë fëmijët dhe të rinjtë, por edhe të zhvillojë potencialin e plotë të tyre, të ofrojë një mjedis të sigurt, familjar e mbështetës ku të rinjtë të inkurajohen për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Në fund të këtij aktiviteti, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpërndarë çertifikatat vlerësuese për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e pranishëm.

Related

Tags: Albana KociutakimZyber Hallulli
Previous Post

Fondi i komunitetit/ Shtohen aplikimet, këtë vit 43 projekte për termoizolim fasade dhe vendosje ashensori

Next Post

SPAK bllokoi një pasuri të bashkëshortit, Xhaçka i kthehet akuzave të Berishës: Një kusar me damkë dhe shpifës me nam s’mund të bëjë moral

Lajme të ngjashme

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

by redaktor2
06/05/2025
0

Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
  • Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë
  • Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja:…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.