• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Një vit e gjysmë në qeveri, kryeministri i Kosovës Albin Kurti liston arritjet: Të ardhmen e mirë e kemi përpara nesh

09/23/2022
in Rajoni & Bota, Slider
Një vit e gjysmë në qeveri, kryeministri i Kosovës Albin Kurti liston arritjet: Të ardhmen e mirë e kemi përpara nesh
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një bilanc të punës së tij sot, teksa ka mbushur një vit e gjysmë në krye të Qeverisë së Kosovës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kurti, duke listuar disa arritje u ka premtuar qytetarëve të ardhme të mirë përpara.

“Përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7% që është edhe rritja më e madhe në rajon. Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike”, ka shkruar ai.

“Për progresin që kërkojmë e për Kosovën që ëndërrojmë duhet të punojmë të gjithë pa dallim e me qëllimet më fisnike”, ka shkruar kryeministri.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Sot u bënë një vit e gjysmë të qeverisjes sonë.

Përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7% që është edhe rritja më e madhe në rajon. Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike.

Në 2021 kishim pakon e ringjalljes ekonomike me mbi 300 milionë euro, kurse sivjet duke shtuar edhe pakon e përballjes me inflacion mbështetja po i kalon edhe 350 milionë euro të tjera. Shtesat për lehonat e fëmijët, pensionistët e personat me aftësi të kufizuara, mbështetje për prodhuesit e eksportuesit, fermerët e studentët, mësimdhënësit e stafin shëndetësor, për kursyesit e energjisë dhe 13 kuzhina popullore etj.

Të hyrat e Doganës dhe ATK-së janë rritur për 30.8% dhe 28%, respektivisht, dmth. të dyja gati trefish më shumë se rritja e Bruto Produktit Vendor.

Të hyrat e ATK-së për periudhën janar-gusht 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2021, janë 22.2% më të larta.

Eksportet u rritën për 83.6% vitin e kaluar kurse këtë vit kemi rritje për 29% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Kemi nënshkruar marrëveshjen me MCC-në në vlerë prej mbi 200 milionë dollarë.

Kemi luftuar ekonominë joformale, punën e padeklaruar dhe kontrabandën. Dogana ka zbuluar 1,778 veprime të kundërligjshme në 2021 (64% më lartë se në 2020), dhe vetëm për 8 muajt e parë të këtij viti e ka arritur kuotën mesatare për muaj të vitit 2021. ATK ka parandaluar dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë prej mbi 12 milionë euro. Ndërsa, Inspektorati i Tregut ka rritur për mbi 50% numrin e inspektimeve (më shumë se 6 mijë gjithsej).

Kemi rritur mundësitë e barabarta për zhvillim duke e bërë arsimin publik falas, duke shtuar buxhetin për arsim prej 12%, duke dhënë mbështetje financiare për studentë e nxënës si dhe duke rritur përfshirjen në Edukimin në Fëmijëri të Hershme. Duke lansuar sistemin dual të edukimit kemi hyrë në një etapë të re ku diploma siguron një vend pune pasi më në fund do të lidhim shkollat profesionale me tregun e punës.

Kemi investuar në mbrojtje duke dyfishuar buxhetin. Kemi luftuar krimin dhe kontrabandën në gjithë territorin e vendit.

Me Vettingun për drejtësi, Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ligjet anti-korrupsion kemi filluar reformat e kërkuara nga qytetarët që synojnë të bëjnë gjyqësorin efikas dhe prokurorinë aktive në luftimin e kriminalitetit dhe në dhënien e drejtësisë.

E bizneset dhe investitorët do të zgjidhin më shpejtë kontestet përmes Gjykatës Komerciale duke eliminuar pritjet dhe humbjet.

Kemi themeluar Institutin për dokumentimin e Krimeve për të ruajtur kujtesën tonë kolektive dhe për t’i treguar gjeneratave të reja dhe botës krimet e kryera gjatë luftë në Kosovë.

Kemi lartësuar Kosovën në botë duke u renditur të parët në rajon për sundimin e ligjit, duke u përmirësuar për 17 vende në indeksin kundër korrupsionit dhe për avancimin e lirës së medias dhe kemi nxjerrë Kosovën nga izolimi duke aplikuar në Këshillin e Evropës, duke adresuar të gjitha pengesat për liberalizimin e vizave dhe duke përgatitur aplikacionet për anëtarësim në BE dhe në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe.

Të dashur qytetarë, këto janë vetëm disa nga arritjet në rrugëtimin tonë të përbashkët që kemi filluar nga 23 marsi i vitit të kaluar kur e morëm detyrën.

Me punë dhe dije, dinjitet dhe guxim, jemi angazhuar për të arritur rezultatet që na duhen të gjithëve.

Pritjet tuaja janë të mëdha, sepse ndryshimi që na duhet është i madh. Por ashtu siç dëshmuam me 14 shkurt të vitit të kaluar, ndryshimi është i mundur vetëm kur secili jep kontributin që i takon sepse Kosova është shteti e vendi ynë i përbashkët.

Për progresin që kërkojmë e për Kosovën që ëndërrojmë duhet të punojmë të gjithë pa dallim e me qëllimet më fisnike.

Të ardhmen e mirë e kemi përpara nesh.

Related

Tags: Kurtu qeveria arritjet
Previous Post

“Më vjen keq të mos e bëj edhe një tjetër”/ Rudina Dembacaj ‘zbulon’ planet për një fëmijë të dytë

Next Post

Bilanci i Albin Kurtit në një vit e gjysmë qeverisje, Tedi Blushi: Kur prioriteti i qeverisë është lufta kundër korrupsionit, mbështetja sociale është e suksesshme

Lajme të ngjashme

‘Beratin e lanë zbuluar‘, Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine

‘Beratin e lanë zbuluar‘, Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine

by redaktor2
05/25/2025
0

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar,...

Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë

Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë

by redaktor2
05/24/2025
0

Trashëgimia unike fotografike e Arkivit Marubi ishte në qendër të vëmendjes në edicionin e 15-të të “Natës së Muzeve” në...

Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

by redaktor2
05/24/2025
0

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike...

Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”

Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”

by redaktor2
05/23/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • ‘Beratin e lanë zbuluar‘, Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën p…
  • Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë
  • Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët
  • Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”
  • Ish banorja e BBA së shpejti nënë për herë të parë!
  • Reagojnë avokatët e Veliajt dhe Xoxës: Asnjë provë që lidh klientët tanë me pasurinë e hetuar ; Përp…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.