• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Cilat ishin fjalët e fundit të Tupac para se të vdiste?

10/25/2023
in Showbiz
Cilat ishin fjalët e fundit të Tupac para se të vdiste?
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Hetimet për vrasjen e legjendës së hip-hop Tupac, vazhdojnë, dhe deri tani vetëm një person është vënë në pranga për ngjarjen e bujshme. Së fundmi, siç shkruan prestigjozja britanike “The Sun”, Greenidge, një anëtar i grupit rap Outlawz, ka zbuluar fjalët e fundit të Tupac. Ai ishte në një makinë pas reperit dhe drejtuesit të shtëpisë diskografike, Suge Knight, në Las Vegas, më 7 shtator 1996 dhe ishte dëshmitar i të shtënave. Greenidge ka treguar se pas të shtënave, ai shkoi menjëherë në anën e pasagjerit dhe u përpoq të ndihmonte Tupac, i cili ishte i mbuluar me gjak.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Greenidge, i cili është thirrur si dëshmitarë në seancën gjyqësore, lidhur me vrasjen e Shakur, ka treguar: “E pyeta nëse ishte mirë. Po përpiqesha të shihja se në çfarë gjendje ishte”.

Ai ka thënë se fjalët e fundit të Tupac ishin: “Shtrihu në tokë, do të të qëllojnë”.

Greenidge ka thënë se fillimisht nuk pa askënd por më pas vuri re një oficer policie që i kishte drejtuar armën. Prokurorët e pyetën se çfarë i kishte thënë oficeri i policisë dhe Greenidge u përgjigj: “Shtrihu në tokë se do të të qëlloj”.

Greenidge tregoi se u shtri menjëherë në tokë dhe më pas u arrestua nga oficerët e policisë së bashku me dy anëtarë të tjerë të “Outlawz”, Katari “Kastro” Cox dhe Yafeu Fula, gjithashtu edhe një truprojë të quajtur Frank.

Ne fundin e muajit shtator, në Las Vegas është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur, e cila ka mbetur e pazbardhur prej 27 vitesh. Personi i arrestuar është Duane “Keffe D” Davis, teksa është ende e paqartë se cilat janë akuzat e ngritura ndaj tij, për një ndër ngjarjet më rënda në historinë e muzikës amerikane.

Davis është emër i njohur për vrasjen e reperit sepse ai ka pranuar nëpër intervista dhe në librin e tij, “Compton Street Legend” se ishte brenda Cadillac-ut nga ku dolën të shtënat drejt Tupac. Arrestimi erdhi disa muaj pasi autoritetet kontrolluan një shtëpi në Nevada, në pronësi të gruas së të arrestuarit.

Kur policia kontrolloi shtëpinë e gruas së Dejvisit në korrik, ata sekuestruan një kopje CD të kujtimeve të autorit të Davis, duke detajuar jetën e bandës së rrugës dhe vrasjen e Shakurit. Davis e përshkruan veten si një nga dy dëshmitarët e gjallë të vrasjes së Shakurit, tjetri është Marion ‘Suge’ Knight, ish-CEO i “Death Row Records”, i cili tani po vuan dënimin në burg për vrasje nga pakujdesia në një rast tjetër.

Related

Previous Post

Kundërshtarët e Shqipërisë në Gjermani, ekipi me më shumë shanse për të fituar ‘Euro 2024’

Next Post

Avokatët e Berishës braktisën seancën, reagon Gjykata e Posaçme: Caktuam avokatin nga shteti, Artan Simoni për të ndjekur procesin

Lajme të ngjashme

Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale

Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale

by redaktor2
08/05/2025
0

Jori Delli, modelja me origjinë shqiptare shkëlqen në rrjetet sociale. Jori shfaqet gjithnjë në superformë, ndërsa spikat me hiret e...

Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

by redaktor2
08/04/2025
0

Dy ditë më parë u bë virale videoja e Jozit dhe Stresit në të cilën ai thotë se çunat e...

Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “foshnjës” së tyre

Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “foshnjës” së tyre

by redaktor2
07/18/2025
0

Lotina Haziri dhe reperi i njohur Mozzik po shijojnë një fazë të lumtur të lidhjes së tyre, e cila tashmë...

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zbulon emrin e tij

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zbulon emrin e tij

by redaktor2
07/17/2025
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka dhënë lajmin se është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
  • Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasj…
  • Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë
  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshj…
  • Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur
  • Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqipt…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.