• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Sherri me armë në Kepin e Rodonit dhe arrestimi i Mark Frrokut, përfaqësuesja e Kishës Katolike: S’kemi lidhje, personat kanë dashur të përfitojnë

10/30/2023
in Kronikë
Sherri me armë në Kepin e Rodonit dhe arrestimi i Mark Frrokut, përfaqësuesja e Kishës Katolike: S’kemi lidhje, personat kanë dashur të përfitojnë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një sherr pronësie ka agravuar deri në përdorimin e armës një ditë më parë në zonën e Kepit të Rodonit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në konflikt janë përfshirë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij.

Si pasojë policia ka vënë në pranga 8 persona që janë përfshirë në konflikt, mes tyre edhe Frroku.

Ndërkohë nga ana tjetër, gazetarja Haxhiaj në një komunikim që ka pasur me përfaqësuesen e Kishës Katolike në këtë zonë, zonjën Ana Shtjefni, i ka bërë me dije se personat që kanë pretenduar se janë përfaqësues të Kishës, nuk janë të tillë.

Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës dhe as të autorizuar nga kjo e fundit, dhe se sipas Shtjefnit kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.

Njoftimi i policisë një ditë më parë:

Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm.

Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve

Related

Previous Post

SHBA: Nuk kemi plane për të dërguar trupa në Izrael apo Gaza

Next Post

Bashkohen Mozzik dhe Loredana? Nxjerrin FOTON nga makina me Hanën

Lajme të ngjashme

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

by redaktor2
08/21/2025
0

Kjo nismë thekson militarizimin në rritje të Ballkanit dhe forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes Itali-Shqipëri, duke shënuar një moment të...

Megaoperacioni ndërkombëtar për shkatërrimin e grupit që shpërndante kokainë, SPAK njoftim zyrtar

Deputetët e rinj, të pastër! SPAK: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim

by redaktor2
08/20/2025
0

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra....

Mashtruan me shitjen e kompjuterëve dhe përvetësuan paratë, nën akuzë përgjegjësi dhe administratorja e dyqanit në Korçë

Mashtruan me shitjen e kompjuterëve dhe përvetësuan paratë, nën akuzë përgjegjësi dhe administratorja e dyqanit në Korçë

by redaktor2
08/20/2025
0

Përgjegjësi dhe administratorja e një dyqani pajisjesh kompjuterike në Korçë janë marrë nën akuzë nga policia vendore, menjëherë pas denoncimit...

Ftoi në banesë 44-vjeçarin, i ofroi marrëdhënie seksuale me pagesë por i vodhi telefonin dhe para, kapet pas 2 ditësh 49-vjeçarja. Ishte në arrest shtëpie

Ftoi në banesë 44-vjeçarin, i ofroi marrëdhënie seksuale me pagesë por i vodhi telefonin dhe para, kapet pas 2 ditësh 49-vjeçarja. Ishte në arrest shtëpie

by redaktor2
08/20/2025
0

Merr fund arratia e 49-vjeçares Alma Hoxha, bashkëpunëtori i të cilës përfundoi nën pranga 2 ditë më parë. 49-vjeçarja, ndonëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet
  • ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit
  • Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit
  • Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim…
  • 14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK
  • Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.