• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Pas dorëheqjes së Jeta Dedës, një ish-deputet emërohet si drejtor i Autoritetit të Kontrollit Ushqimor

10/30/2023
in Politikë
Pas dorëheqjes së Jeta Dedës, një ish-deputet emërohet si drejtor i Autoritetit të Kontrollit Ushqimor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Edmond Rrushi është emëruar drejtor i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) pas dorëheqjes Jeta Dedës nga ky post.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ish-deputeti është prezantuar sot si drejtori i ri nga Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.

Gjatë prezantimit, Denaj shprehet se ka përcjellë te punonjësit e AKU-së, mesazhin e rëndësishëm që siguria ushqimore është gur themeli për një jetë të shëndetshme për konsumatorët.

“Në prezantimin e drejtorit të ri të AKU, Edmond Rrushi, përcolla për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin e rëndësishëm që siguria ushqimore është “gur themeli” për një jetë të shëndetshme për konsumatorët, për familjet tona.

Theksova se forcimi i metodologjisë së riskut, përmes rakordimit të një plan veprimi për 2024, bashkë me Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit dhe qeverisjen vendore, është prioriteti ynë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë ushqimore.

Puna me etike dhe profezionalizëm, është një ndër cilësitë që duhet të këtë çdo inspektor i AKU.

Faleminderit Jeta Deda për drejtimin e AKU gjatë dy viteve të fundit, me përkushtimin e çmuar dhe punën e bërë sipas orientimeve ndërkombëtare”, shkruan Denaj.

Kujtojmë se Jeta Deda njoftoi dorëheqjen tre ditë më parë, duke thënë se ka vendosur të ndjekë një orientim tjetër profesional.

Postimi:

Të nderuar miq e kolegë,

Prej sot mbyll një kapitull të bukur të jetës time profesionale, duke u tërhequr nga detyra si Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe duke ndjekur një orientim tjetër profesional.

Ndahem nga një ekip, të cilin e falenderoj për çdo punë të mirë të kryer së bashku.

Shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Kryeministrit e Këshillit të Ministrave për besimin e dhënë dhe ish-Ministres Krifca dhe Ministres aktuale Denaj, me të cilat arrita të bashkëpunoj gjatë kësaj udhe.

Po ashtu, mirënjohëse ndaj stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për mundësinë e shërbimit në këtë detyrë, pasi mbështetja juaj e pakufi dhe bashkëpunimi kanë qenë kryefjala në gjithë rezultatet e arritura së bashku në lëmin e sigurisë ushqimore.

Një falenderim i veçantë i takon ekspertëve shumëvjeçarë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Dedikimi dhe puna e tyre janë rregullatorët e sistemit dhe standardeve që duam të vendosim, në rrugëtimin drejt integrimit europian e kryesisht në shërbim të atdheut.

Nuk kam dyshim se kjo skuadër do të shkëlqejë me këdo menaxher që iu bashkohet.

Teksa bëhem gati për angazhime të reja, e shikoj kohën si Drejtore e Përgjithshme e AKU-së me mirënjohje të thellë për përvojën e marrë, dijet e përftuara dhe marrëdhëniet e mira të ngritura.

Falenderime për mbështetjen dhe besimin gjatë këtij rrugëtimi! Ka qenë nder të shërbej në këtë detyrë.

Përzemërsisht, Jeta

Related

Previous Post

U gjet i pajetë në vaskë, mister shkaku, hetime shtesë për vdekjen e aktorit të njohur, Matthew Perry

Next Post

“Festa e Ullirit”, Veliaj: “Krenarë që produktet ‘Made in Tirana’ tregtohen edhe në shtetet fqinjë”

Lajme të ngjashme

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga shqiptarët në Greqi

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga shqiptarët në Greqi

by redaktor2
05/16/2025
0

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se KQZ ka pranuar kërkesën e PS dhe ka vendosur...

Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me diferencë të ngushtë për një karrige në Parlament

Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me diferencë të ngushtë për një karrige në Parlament

by redaktor2
05/16/2025
0

Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 1272 kuti votimi nga 1282. Teksa kanë mbetur pa numëruar edhe 11 kutitë e...

“Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimehmetit me mbi 2 mijë vota

“Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimehmetit me mbi 2 mijë vota

by redaktor2
05/16/2025
0

Jorida Tabaku ka thelluar rezultatin ndaj Ilir Alimehmetit, me të cilin është në garë të fortë për mandatin e 13-të të Qarkut...

“Zgjedhjet në Shqipëri, rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”- Berisha nga Brukseli: Edi Ramën e garantoj se, këtë mandat nuk do e gëzojë!

“Zgjedhjet në Shqipëri, rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”- Berisha nga Brukseli: Edi Ramën e garantoj se, këtë mandat nuk do e gëzojë!

by redaktor2
05/16/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në Samitin e IDU në Bruksel. Pas përfundimit të samitit, Berisha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
  • Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialog…
  • Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare
  • Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga sh…
  • Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me…
  • “Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimeh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.