Sali Berisha anashkaloi përballje e vet me drejtësinë dhe u rikthye në garën e humbur të 14 majit. Dhe njëjtë si në betejën e tij personale për hetimin mbi privatizimin e ish-klubit Partizani, sulmin e pati ndaj SPAK, nga laro të Ramës, sot i quajti: ‘Organizatë kriminale e Bajrave!
Kreu i Rithemelimit akuzoi se Bashkia e Shkodrës, u fitua me ndihmën e bandës së Bajrave.
Mandati i Bashkisë së Shkodrës është mandate i Bajrave që kurrë spo e pranojmë. Motiv themelor për fillimin e betejës sonë pa kthim është rikthimi I votës së lirë, vota e qytetarëve pa terrot të bandave kriminale.
Është betejë jo e lehtë, por ne do ta fitojmë dhe do u japim mundësi që në 2025 të votojnë më dinjtitet të plotë. Terrorin që ushtruan ditën e zgjedhjeve vrasësit serial, njëra nga anëtarët e bandave më të rrezikshme të Ballkanit dhe Evropës, banda e Bajrave në qytetin e Shkodrës
Se si kjo bandë e Edi Ramës e lidhur me Taulant Ballën që merrte pjesë në shtabin e PS të kryesuar nga Elisa Spiropali del në qytet me autokolën e blinduar, kalon gjatë gjithë ditës nga qendra në qendër dhe ushtron terror të paparë”- tha Berisha.
Këtë akuzë e mbështeti në disa pamje filmike, që publikoi para mediave, duke thënë se Bajrat ushtruan terror ditën e zgjedhjeve.
Pamjet, Berisha thotë se iu vunë në dispozicion nga biznese dhe njerëz që donin të ndihmonin Rithemelimin.
“Nuk janë pamejt e sigurisë, policia është palë me bajrat. Kamerat janë të bizneseve dhe të qv, por sjanë marrë nga qv, filmime të ofruar nga njerëz me guxim që kanë dashur të bëjnë transparencën. Ne kemi kërkuar kamerat, me detyrim sja marrim dot, sikundër kemi treguar mirëkuptim ndaj atyre që skanë dashur ti japin. Se bajrat janë strukturë parashtetërore që mbështetet direkt nga km. ka lidhje intensive me taulant ballën në atë kohë. Janë të shkollës pamjet, por jo të policisë”.- tha Berisha.
Berisha humbi me rezultat të thellë kalanë e fundit që I kishte mbetur opozitës, Shkodrën, e cila zgjodhi me mbi 10 mijë vota diferencë Benet Becin e PS.