Kosova luan sot në Belfast një sfidë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, pasi përballet me Irlandën e Veriut, skuadrën e vetme e cila duket se mund t’u rrezikojë vendin e dytë në Grupin 2 në Ligwn C. Shanset për vendin e parë nuk ekzistojnë më, por “Dardanët” duan të ruajnë vendin e dytë në grup.
Në një situatë të tillë, trajneri Zhires nuk ka kursyer lojtarët ofensiv për sfidën, duke aktivizuar nga minuta e parë Celinën, Rashicën, Rashanin e Muriqin. Por ai nuk ka rrezikuar Rrahmanin i cili ka probleme me një dëmtim të pësuar në stërvitje dhe do të nisë ndeshjen nga stoli.
FORMACIONET ZYRTARE
Irlanda e Veriut: Pikok-Farell, MekNeir, Evans, Flanagan, Ljuis, K. Evans, Bredlei, Devis, Savil, Magenis, Ccarls.
Trajner: I. Baraklou
Kosova: Muricc, Aliti, Fazliji, Hadërgjonaj, Rrudhani, Dreshevic, Muslija, Celina, Rashani, Rashica, Muriqi.
Trajner: A. Zhires