• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dy godina të reja publike te lagjja “5 Maji”, Veliaj: “Sjellim ekonomi për zonën; Qëllimi ynë, të krijojmë Tiranën policentrike”

11/01/2023
in Aktuale, Slider
Dy godina të reja publike te lagjja “5 Maji”, Veliaj: “Sjellim ekonomi për zonën; Qëllimi ynë, të krijojmë Tiranën policentrike”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në lagjen e re “5 Maji” në Tiranë po ndërtohen dy godina institucionesh publike dhe kulturore, për ta kthyer këtë zonë në një qendër të re policentrike të kryeqytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e dy godinave, për të cilat tha se qëllimi i lagjeve të reja, ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti, është krijimi i një ekosistemi ekonomik dhe shërbimesh.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Në lagjen ‘5 Maji’ kemi ardhur zakonisht për të inspektuar pallatet e reja, ku po strehohen familjet e prekura nga tërmeti. Janë edhe 70 familje të fundit, të cilat do të strehohen në pallatet që po mbarojnë në sfond. Vizioni i Kryeministrit ka qenë të mos ndërtojmë lagje vetëm për njerëzit që humbën shtëpitë prej tërmetit, por të sigurohemi që këtu ka edhe mjedise pune. Godina që shikoni, në formë gjysmë elipsi, është një godinë e përcaktuar për institucione publike. Duke sjellë mbi 1000 punonjës zyrtarë, sjellim edhe ekonomi për zonën, sjellin punësim, shërbime mbështetëse. Pra, krijohet një ekosistem ekonomik rreth kësaj zone”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se qeveria dhe bashkia, duke sjellë institucionet publike këtu, japin garanci për vëmendje ndaj zonës, që banorët të kenë gjithë lehtësirat e nevojshme pranë. “Qeveria dhe bashkia duke sjellë institucionet këtu, japin garanci për vëmendje ndaj zonës. Kështu kemi krijuar një lagje tipike të Tiranës, ku jeta nuk mbyllet pas punës, por qyteti bashkëjeton me ritmin 24/7”, u shpreh ai.

Veliaj falenderoi banorët që janë treguar bashkëpunues sa i përket projektit të Unazës së Madhe. “Më vjen mirë që në Njësinë 4, aty ku kalon një pjesë e gjurmës së Unazës, kemi pasur 100% bashkëpunim nga banorët. E vlerësoj faktin se edhe ata i janë bindur thirrjes. Kemi edhe pak shtëpi të fundit në Njësinë 1, ndoshta edhe në Njësinë 3. Në momentin që kemi bashkëpunim aty, edhe tek Njësia 11, sigurohemi që ecën shumë më shpejt puna edhe për Unazën. Kush ka kaluar në anën lindore të Unazës ia ka parë hajrin. Është rritur vlera e tokës, e pronës, ka filluar zhvillimi, ndaj është vetëm çështje kohe sa të mbrojë Unaza këtu. ARRSH-ja po ecën shumë shpejt. Në momentin që mbarojmë me Unazën, edhe kjo lagje nuk do ketë nevojën të përdorë rrugën ‘5 Maji’ ose rrugën dytësore, e të shtojë trafikun në Tiranë. Këtu mbrapa kap Unazën dhe del në çdo cep të Tiranës”, tha ai.

Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë është projektuar nga arkitekti i njohur italian Stefano Boeri. Ajo po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, dhe synon të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

Related

Tags: 5 majBashkia TiraneErjon Veliaj
Previous Post

Vuçiç shpërndan parlamentin, më 17 dhjetor mbahen zgjedhjet e reja në Serbi

Next Post

Koçiu dhe Balluku me gratë në Patos: Rritja e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ka ulur fatalitetet

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.