• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shkencëtari që dha alarmin për klimën në 1980: Planeti po nxehet më shpejt nga ç’ishte parashikuar

11/03/2023
in Rajoni & Bota
Shkencëtari që dha alarmin për klimën në 1980: Planeti po nxehet më shpejt nga ç’ishte parashikuar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Planeti do të vijojë të ngrohet me një ritëm shumë të shpejtë nga sa e kishin parashikuar shkencëtarët më herët. Kjo do të thotë se pragu aktual mund të shkelet këtë dekadë. Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri, në të cilin bashkëautor është James Hansen, një shkencëtar amerikan i vlerësuar gjerësisht si i pari që dha publikisht alarmin për krizën klimatike në vitet 1980.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në punimin, botuar të enjten në revistën Oxford Open Climate Change, Hansen dhe mbi 10 shkencëtarët të tjerë përdorën një kombinim të të dhënave paleoklimatike, duke përfshirë të dhënat nga bërthamat e akullit polare dhe unazat e pemëve, modelet klimatike dhe të dhëna të tjera, për të arritur në përfundimin se Toka është shumë më e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike sesa mendohej më parë.

“Ne jemi në fazën e hershme të një emergjence klimatike”, sipas raportit, i cili paralajmëron se rritja e nxehtësisë, e cila ka filluar tashmë, do ta shtyjë më tej procesin e rritjes së temperaturave globale përtej asaj që është parashikuar, duke rezultuar në ngrohje që kalon 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale në vitet 2020, dhe mbi 2 gradë Celsius para vitit 2050.

Gjetjet i shtohen një sërë kërkimesh të fundit që dalin në përfundimin se bota po shkon drejt nxehtësisë ekstreme, thatësirës dhe përmbytjeve, të cilat do të bëhen dukshëm më të vështira për t’u menaxhuar nga njerëzit.

Hansen, drejtor në Institutin e Tokës në Universitetin e Kolumbisë, është një shkencëtar i njohur klimatik, dëshmia e të cilit në Senatin e SHBA-së në vitin 1988 solli për herë të parë vëmendjen globale ndaj ndryshimeve klimatike.

Ai ka paralajmëruar më parë se Toka ka një çekuilibër energjie, pasi më shumë energji vjen përmes dritës së Diellit sesa largohet përmes nxehtësisë që rrezaton në hapësirë. Nxehtësia e tepërt që rezulton është e barabartë me 400 mijë bomba atomike të Hiroshimës në ditë, me pjesën më të madhe të energjisë të absorbuar nga oqeani, zbuloi hulumtimi i Hansen një dekadë më parë. 

Related

Previous Post

Aktorja e njohur do të moderojë festivalin e fundvitit

Next Post

Pse po ngutet Vuçiç me zgjedhjet e parakohshme në Serbi?

Lajme të ngjashme

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

by redaktor2
08/05/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të martën se ka tërhequr zyrtarisht kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me...

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.