• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

‘Revolucioni’ jep shfaqje, SPAK-u nuk ndjek TV

11/03/2023
in Aktuale
‘Revolucioni’ jep shfaqje, SPAK-u nuk ndjek TV
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Mund të mblidhesh, të diskutosh, të bësh plane, të thurësh ‘strategji’, të flasësh me veten dhe për veten, të ulërasësh, gërthasësh, çirresh, të komplotosh, sabotosh apo të shpresosh se gjithçka që bën, do frikësojë dikë, mirëpo e ke të kotë, sepse zhurma që bën, ulërima që nxjerr, tymi që lëshon, flaka që synon të ndezësh, nuk i tejkalon ambientet e mureve dhe të sallave, nuk shkon përtej studiove televizive, nuk të sheh askush, sepse SPAK-u nuk ndjek lajme.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Mund të gënjesh militantët e verbër, dhe me mashtrimet e tua shpresa të vakëta të ngjallësh, mund të çuçurisësh me intrigantët, ambiciozët e paskrupullt, që ambicia logjikën dhe arsyen u ka verbuar, me ata pak që të rrethojnë dhe që garojnë se kush të serviloset më shumë, kush të bëjë marrëzinë dhe çmendurinë më të madhe, kush të tregohet më ekstrem në veprime dhe mendime, kush të thotë hajvanllëkun më të madh, sepse këto janë kriteret e vetme të vlerësimit prej të cilave matet besnikëria dhe jepet karta jeshile për të bërë karrierë, nëse mund të bësh karrierë në një bazen me gjanë, por gjithçka të shkon kot, sepse SPAK-u nuk trembet nga ato që transmeton TV-ja, nga ato që manipulojnë portalet dhe gazetat, nga analistët dhe gazetarët e blerë me lekët e korrupsionit tridhjetëvjeçarë, që flasin për të shtuar vjedhjen, duke i dhënë oksigjen një trupi që politikisht është në vdekje klinike, sepse sa më e gjatë agonia, aq më të  shumta paret në konton bankare.

Mund t’i vësh flakën selisë, mund ta shkatërrosh me leva, kokë dashi, qysqi, dyert e godinës, mund të thyesh xhamat, të futesh duke u kacavjerr nga dritaret, mund ta zaptosh dhe ta mbash të zaptuar, ashtu siç ke legjitimuar me ligje leniniste për vite me radhë çdo vjedhje toke në këtë vend, ku çdo i papronë është shndërruar në pronar strategjik dhe çdo pronar ka marrë udhët e botës si i patokë, por gjithë përpjekja të shkon kot, sepse SPAK-u nuk ndjek, si të papunët dhe ata që rrinë gjithë ditën e Perëndisë kot, rrjetet sociale dhe nuk e ka idenë se ç’bën ti për të tërhequr vëmendjen e tij. 

Mund të pengosh zhvillimin e mbledhjeve në komisionet parlamentare, mund t’i vësh deputetët para si të ishin manekinë dhe t’i komandosh si marionetë, mund t’i yshtësh që të ndezin flakadanë, të thyejnë karrige dhe tavolina, të shtyhen dhe të zihen me kolegët përpara kamerave dhe të buzëqeshin e të puthen jashtë tyre, madje mund t’i vësh flakën Kuvendit, Kryeminsitrisë, Presidencës, Ministrive, RTSh-së…, mund të ulërasësh dhe trokasësh në çdo derë për të shpëtuar nga hallet e tua, për t’i treguar botës se ‘ose unë në shtëpi (jo në qeli), ose Shqipëria shkrumb e hi’, mirëpo gjithçka bën, nuk ka fajde, SPAK-u nuk sheh lajme, nuk sheh televizor, nuk lexon gazeta, nuk ndjek rrjete sociale, sepse SPAK-u është i zënë me punë, është i mbytur në dosje, është duke shfletuar detin e zi të korrupsionit 30-vjeçar, duke u futur thellë e duke nxjerr prej aty ‘xhevaire’, për t’i dhënë çdokujt atë që meriton.

Mund ta akuzosh SPAK-un si të përdorur politikisht, mund t’i nxjerrësh sejmenët e tu, që janë gati të thonë gjithçka, mjafton që ty të të pëlqejë, mund të shantazhosh, intimidosh, akuzosh, shpifësh për ata prokurorë dhe prokurore, që janë duke u marrë me ty dhe të ngjashmit e tu nga të gjitha palët, pa parë për krah dhe drejtim politik, për ngjyrë dhe parti, sot apo dje, majtas apo djathtas, por e ke të kotë, askush nuk është i vëmendshëm ndaj shpifjeve dhe trillimeve, sepse janë të zënë me provat dhe faktet, leximi i faqeve u zë kohën, dosjet u kanë mbushur zyrat.

Mund të bësh gjithçka, mund të synosh shumëçka, mund të mbahesh në ‘lojë’ nga ata që prej lojës duhet të kishin nxjerrë, mirëpo, je i mbaruar politikisht, sepse revolucioni që po ndodh po transmetohet vetëm në televizor, dhe SPAK-u nuk ndjek shfaqje.

Related

Previous Post

Nga tendenca për t’ju ndryshuar, tek injorimi! Ja shenjat që ju ndihmojnë të dalloni një partner negativ që në fillim

Next Post

Kushi me gjimnazistët e shkollës “Wilson”/Parlamenti, vendi ku merren vendime të rëndësishme, skenat e dhunës nuk na bëjnë krenarë

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

by redaktor2
06/04/2025
0

Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.