• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kushi me gjimnazistët e shkollës “Wilson”/Parlamenti, vendi ku merren vendime të rëndësishme, skenat e dhunës nuk na bëjnë krenarë

11/03/2023
in Slider, Sociale
Kushi me gjimnazistët e shkollës “Wilson”/Parlamenti, vendi ku merren vendime të rëndësishme, skenat e dhunës nuk na bëjnë krenarë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe nënkryetarja e komisionit të edukimi dhe mjeteve të informimit publik znj. Evis Kushi priti në Kuvendin e Shqipërisë nxënësit e vitit të tretë të shkollës “Wilson”, të cilët me kreativitetin dhe energjinë e tyre pozitive simuluan një seancë parlamentare model, me ide konkrete për nisma ligjore dhe reforma në mbrojtje të mjedisit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë fjalës së saj përpara nxënësve znj. Kushi u ndal dhuna e ndodhura së fundmi në parlamentin e Shqipërisë, ku theksoi se pavarësisht skenave të dhunshme, në këtë sallë ka edhe modele të cilat ata mund t’i referohen.

“Ne kishim një situatë të tillë shumë të vështirë në këtë sallë, që nuk na bën krenar. Po pse i pamend këta. I përmenda këto sepse dua të theksoj që ju në këtë sallë mund të gjeni shumë modele pozitive dhe duhet t’i referoheni, e të keni pikërisht këta shembuj pozitiv. Pavarësisht skenave që mund të shihni, dhe ndonjëherë lajmi keq bëhet më shumë lajmi sesa lajmi mirë. Në këtë sallë mund të merren 99 vendime pozitive, por ndodh ndonjëherë një situatë e pakëndshme dhe ajo situatë e pakëndshme mbush gjithë mediat dhe ju mendoni se i gjithë parlamenti është i tillë, por në fakt jo. Këtu në këtë sallë ka, ka patur gjithmonë dhe do të ketë gjithmonë burra dhe gra, zonja dhe zotërinj që ia vlejnë të jenë modele frymëzimi për ju”

Zonja Kushi u tha nxënësve se parlamenti wshtw institucioni ku merren vendimet më të rëndësishme
Është institucioni ku vendosen fatet e vendi dhe është institucioni që në çdo rast duhet të garantojë mbrojtjen e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriu dhe sundimit të ligjit.”

Pjesë nga fjala e znj. Evis Kushi

“Parlamenti është institucioni ku merren vendimet më të rëndësishme, është institucioni ku vendosen fatet e vendi dhe është institucioni që në çdo rast duhet të garantojë mbrojtjen e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriu dhe sundimit të ligjit. Por unë dua t’iu them që fatkeqësisht shpesh në media apo rrjete sociale, televizioni, ju shihni edhe disa skena jo shumë të këndshme, skena që nuk na bën shumë krenare, ndonjëherë gjuhë jo shumë etike, ndonjëherë mungesë respekti ndaj njëri-tjetri. Ndonjëherë madje edhe konflikte deri edhe konflikte fizike në raste shumë të ralla. Ne kishim një situatë të tillë shumë të vështirë në këtë sallë, që nuk na bën krenar. Po pse i pamend këta. I përmenda këto sepse dua të theksoj që ju në këtë sallë mund të gjeni shumë modele pozitive dhe duhet t’i referoheni, e të keni pikërisht këta shembuj pozitiv. Pavarësisht skenave që mund të shihni, dhe ndonjëherë lajmi keq bëhet më shumë lajmi sesa lajmi mirë. Në këtë sallë mund të merren 99 vendime pozitive, por ndodh ndonjëherë një situatë e pakëndshme dhe ajo situatë e pakëndshme mbush gjithë mediat dhe ju mendoni se i gjithë parlamenti është i tillë, por në fakt jo. Këtu në këtë sallë ka, ka patur gjithmonë dhe do të ketë gjithmonë burra dhe gra, zonja dhe zotërinj që ia vlejnë të jenë modele frymëzimi për ju. Qoftë për sa i takon profesionalizimit, qoftë për sa i takon integritetit, dhe këta mendoj duhet të jenë shembujt që duhet t’u frymëzojnë ju. Këta janë shembujt të cilët ju duhet t’i referoheni. Ju jeni brezi tek i cili ne të gjithë i kemi sytë. Nesër disa prej jush do të jenë mjek, disa inxhinier, disa dhe elektricist, disa hidraulik, të gjitha profesionet, por uroj shumë që disa prej jush të frymëzohen nga kjo sallë, të frymëzohen nga politikanë të ndryshëm të majtë dhe të djathtë. Sepse të gjithë ata politikanë që unë thashë pak më parë janë nga të gjitha krahët e politikës dhe shpresoj që shumë prej jush nesër të vijnë në këtë sallë jo në këtë rol që keni sot. Për të simuluar një debat parlamentar, por të jeni ju politikanët, të jeni ju ata që do të përfaqësoni komunitet tuaj dhe do të merrni vendime të rëndësishme për fatet e vendit, jo të gjitha që dëgjoni për politikanët janë të vërteta, sepse në fakt të jesh politikan është privilegji më i lartë në jetë, të jesh përfaqësues i komuniteti, përfaqësues i popullit, të jesh deputet në kuvendin e Shqipërisë është privilegji më i madh, sepse politika është mekanizmi për të bërë punë të mira. Është mekanizmi për të marrë vendime që ndryshojnë jetën e njerëzve, për të arrë vendime, në ekonomi, bujqësi, në arsim në të gjitha fushat e jetës, kështu që jam e bindur që shumë prej jush do të jenë ata që do të na frymëzojnë ne nesër.

Related

Tags: Evis KushigjimanazizstetparlamentshkollaWilson
Previous Post

‘Revolucioni’ jep shfaqje, SPAK-u nuk ndjek TV

Next Post

Vota e emigrantëve, Celibashi: Partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin tani! Urdhri i Gjykatës Kushtetuese duhet zbatuar menjëherë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.