Refroma territoriale për ndyshimin e njesive të qeverisjes vendore mund të negociohet me partinë Demokratike. Deputeti socialist Fadil Nasufi, gjatë një interviste në emisionin “N’kohë”, i tha gazetarit Ermal Qori që ky aksion, duket më tepër si një qokë për PD-në
“Shtyrja ka të bëj me 2-3 element të tjerë që u shtuan në aghendë të komisionit, kërkohen dëgjesa nga disa bashkësi të mëdha, sic dëgjuam Tiranën, duan të shikojnë praktika të njësive vendore të vendeve të Rajonit, lihet e hapur mundësia për ndryshim në kuptimin që të ketë sa më shumë gjetje, por uën flas për në parim, duhet të ketë sa më pak njësi. Nëse do ketë ndryshim do jetë qok politike, po vijuam me qoka politike për të kënaqur një interes të një force, duhet të jemi me studime profesionale dhe jo komisione që ngrihen si një mundësi që i jepet opozitës për të bërë edhe ajo luftën e saj politike”-Tha ai.
Duke folur për Beratin, vendin në të cilin është mandatuar dy herë për të qenë zëri i interesave qytetare në parlament, Nasufi u shpreh plot rezerva për atë cka ka ndodhur në qytet nga politika ndër vite.
“Qyetataria nuk shpërblehet, kur drejton me qetësi pa problematika, politika lartë kursen në objektiva se thot këta janë mirë.Berati është bër qokë politike, të tëra eksperimentet për të bër qoka politike janë bërë në Berat. Këtë manda do t’ja lëm Partisë Agrare, këtë mandat do tja lëm SocialDemokrates, këtë do ja lëm LSI-së, këto ndoshta kan rregulluar ekuilibrat në politikën e madhe por këtu kan kushtuar, i kan krijuar prapambetje vennit. Në Berat gjithmonë ka patur deputet të ardhur, nuk dua të merem me asnjë emër as brenda portës së Ps-së, por një që fillon premton dhe mandatin tjetër ndërron zonë, nuk ndjen porgjegjësi dhe nuk e ngre zërin për njerzit-Përfundoi Nasufi.