Një 44 vjeçar u arrestua në lagjen nr 15 pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçare.
Sipas policisë rezulton se vajza dhe mamaja e kanë denoncuar për tentativë përdhunimi 44 vjeçarin banorë i Spitallës.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën pas dite, 4 nentor.
Sipas kallëzimit rezulton se 44 vjeçari konsumonte alkool dhe grindej me të shoqen. Edhe të shtunën,sipsas akuzueseve rezulton se ai kishte konsumuar alkool dhe ishte grindur me të shoqen të cilën e kishte nxjerrë jashtë nga banesa.
Sipas dëshmisë së vajzës pasi kishin mbetur i ati ka tentuar ta përdhunojë. Ajo ka telefonuar një të afërm që banon aty pranë i cili ka ardhur në banesë dhe ka parandaluar incestin.
Më pas nënë e bijë e kanë denoncuar burrin në polici.
Policia thotë se po kryen hetim të thelluar mbi akuzën ndaj tij për ta zbardhur të vërtetën