• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Sulmi në Banjskë/ Prokuroria e Lartë e Beogradit pretendon se i siguroi armët nga Tuzlla, Bosnja asnjë hetim për Radoiçiç

11/06/2023
in Rajoni & Bota, Slider
Sulmi në Banjskë/ Prokuroria e Lartë e Beogradit pretendon se i siguroi armët nga Tuzlla, Bosnja asnjë hetim për Radoiçiç
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës nuk ka iniciuar ndonjë hetim mbi pretendimet e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se Millan Radoiçiç, ish-kryetar i Listës Serbe në Kosovë, ka siguruar armë, municion dhe eksplozivë nga Tuzlla – arsenal që më 24 shtator është përdorur në një sulm kundër policisë së Kosovës në Banjskë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në atë sulm ka mbetur i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku, ndërsa në përleshjet që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.
“Në Prokurorinë e Bosnje dhe Hercegovinës nuk kemi marrë asnjë raport nga organet policore për veprën e mundshme kriminale dhe autorët; nuk kemi marrë asnjë informacion nga institucionet e vendeve fqinje, kështu që nuk ka pasur urdhër për kryerjen e ndonjë hetimi”, tha Boris Grubeshiç, zëdhënës i Prokurorisë së Bosnje dhe Hercegovinës, për Radion Evropa e Lirë.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka bërë të ditur se Radoiçiç akuzohet për sigurimin e armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në verilindje të Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari i këtij viti deri më 24 shtator.
Prokuroria e Beogradit ka saktësuar se armët i janë dorëzuar atij në territorin e Beogradit, “më së shpeshti në rrugën Bubanj Potok – Vërçin”, në juglindje të kryeqytetit të Serbisë.

Në deklaratë është thënë se armët, më pas, i ka transportuar dhe fshehur në objekte të braktisura dhe pyje në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, i hodhi poshtë akuzat nga Serbia.

“Gjatë të gjitha kontrolleve, operative dhe inteligjente, lidhur me ato pretendime, është konstatuar se të gjitha janë të pavërteta”, tha Isak për Radion Evropa e Lirë.

Përveç policisë së këtij entiteti, në hetime kanë marrë pjesë edhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë e Bosnje dhe Hercegovinës, Agjencia Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), ndërsa autoritetet në Bosnje kanë kërkuar edhe ndihmën e agjencisë ndërkombëtare të policisë, Interpol.

Prokuroria e Beogradit nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ka prova se armët janë siguruar me të vërtetë nga Tuzlla dhe kush e ka ndihmuar Radoiçiçin në transport.

REL-i nuk mori përgjigje as në pyetjen nëse autoriteteve në Bosnje dhe Hercegovinë u është kërkuar t’i verifikonin pretendimet se armët janë siguruar nga Tuzlla.

Pas sulmit në Banjskë të komunës së Zveçanit, policia e Kosovës ka ekspozuar një arsenal të madh armësh të konfiskuar.

Mes tjerash ka pasur raketahedhës, granatahedhës, pushkë automatike, snajperë, automjete ushtarake, eksplozivë dhe detonatorë, mina kundër tankeve dhe kundër personelit e të ngjashme.

Shumica e armëve kanë qenë të prodhuara në fabrikat serbe dhe ish-jugosllave të armëve.

Institucionet në Kosovë dhe Serbi janë duke zhvilluar hetime të ndara për këtë rast.

Qeveria e Kosovës e akuzon Serbinë për incidentin në Banjskë, ndërsa Beogradi zyrtar e mohon përfshirjen.
Përmes një letre publike më 29 shtator, Radoiçiç ka dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të Listës Serbe dhe ka pranuar se “personalisht” ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ai e ka mohuar përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore të Serbisë, si dhe ka mohuar fajësinë për veprat me të cilat e ka ngarkuar Prokuroria e Beogradit, përkatësisht për sigurimin e paligjshëm të armëve nga Bosnje dhe Hercegovina.

Më 4 tetor, pas seancës gjyqësore, Radoiçiç është liruar dhe i janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit.

Related

Previous Post

Projektbuxheti i vitit 2024, Pampuri: Nuk parashikon asnjë rritje për pensionet dhe pagat, por vetëm indeksim të tyre

Next Post

PS bllokoi hetimet parlamentare me argumentin se po heton SPAK, Altin Dumani “rrëzon” shumicën: Mund të bashkëpunojmë me komisionet hetimore

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.