• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu nga Vlora: Nisin punimet për rindërtimin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës

11/06/2023
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu nga Vlora: Nisin punimet për rindërtimin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka qenë sot në qytetin e Vlorës për të parë nga afër punimet që kanë nisur për rindërtimin e Spitalit Psikiatrik.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Kanë filluar punimet në Spitalin Psikiatrik të Vlorës. Një investim i buxhetit të shtetit i cili merr përsipër rindërtimin e plotë të godinave ku janë të akomoduar pacientët që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor kronik. Krahas këtij investimi dhe jo vetëm në infrastrukturë dhe në mobilim dhe pajisje është e rëndësishme që të vijojmë krah për krah edhe me investimin në kapacitete humane, që do të thotë në trajtimin dhe trajnimit e vazhdueshëm të stafeve që shërbejnë në këto struktura spitalore me protokollet shëndetësore të miratuara tashmë.”- ka thënë ministrja Koçiu.

Por sipas ministres, për sa i përket investimeve për spitalet psikiatrike, ky nuk do të jetë i vetmi. Edhe në buxhetin e vitit 2024 janë parashikuar investime të tjera që do të shkojnë për Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe atë të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”.

Znj. Koçiu nënvizoi se në buxhetin e vitit 2024 janë të parashikuara investime të rëndësishme ku do të fuqizojmë dhe të përmirësojmë dhe forcojmë kapacitetet infrastrukturore në shërbimin për të sëmurë të shëndetit mendor.

Ministrja theksoi se gjatë vitit të ardhshëm do të investohet në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe në shërbimin e psikiatrisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Krahas këtyre investimeve, ministrja e Shëndetësisë, Koçiu e konsideroi me rëndësi edhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit për t’u ofruar shërbim sa më dinjitoz pacientëve që janë të shtruar në këto struktura spitalore.

Related

Tags: Kociurindertimspitali psikiatrikVlore
Previous Post

AKU bllokon 20 kg produkte ushqimore të skaduara në Tiranë, gjobë edhe për subjektin që i tregtonte

Next Post

Laborator i ri në Universitetin Politeknik, Manastirliu: Rrisim kapacitetet e kërkimit shkencor në fushën e energjisë së rinovueshme

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.