• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Qosja: Do bashkëpunoja me Ramën për të mirën e Kavajës, kthejmë qytetin në pikë turistike

11/08/2023
in Aktuale, Slider
Qosja: Do bashkëpunoja me Ramën për të mirën e Kavajës, kthejmë qytetin në pikë turistike
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka deklaruar se do të bashkëpunonte me Kryeministrin Edi Rama për të mirën e qytetit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai u shpreh se do të bashkëpunonte me këdo nga krahu tjetër politik, nëse do të ishte në favor të Kavajës.

“Fisnik Qosja bashkëpunon me kryeministrin dhe me cilindo që i bën mirë Kavajës. Nëse një njeri nga qeveria dhe një gur të sjellë për Kavajën, nuk kam kundërshtim. Me kryebashkiakun e Tiranës për Kavajën nuk kemi ndonjë bashkëpunim, por pse jo edhe me të.  Me kryeministrin marrëdhënia ka qenë pozitive”, u shpreh ai.

Qosja ishte i bindur në fitoren e zgjedhjeve vendore, kjo pasi sikurse theksoi ai, “e njihte mirë terrenin”. Më tej ai premtoi transformim të Kavajës, nga qendra në periferi.

“Gara është e vështirë. Duke qenë njeri që e njoh shumë mirë terrenin, isha i bindur që fitorja ishte e padiskutueshme. Makineria e pushtetit bëri të pamundurën, jashtë limiteve, por qytetarët e Kavajës nuk tremben. Ishim të qetë.

Qytetarët panë një njeri si ata. Unë  jam një njeri si ata dhe do e drejtoj bashkinë me qytetari. Do kemi transformim të qytetit, nga qendra në periferi.

Aktualisht po merremi me një super park. Do e bëjmë Kavajën atraksion turistik në çdo periudhë të vitit. Gjatë kësaj periudhe rreth 4 muaj e pak në krye të bashkisë, jam krenar sepse kam bërë 5 projekte të cilat do i vihen në dispozicion buxhetimit të ri të 2024”, shtoi Qosja.

Kryebashkiaku theksoi se memoria e qytetit është shumë e rëndësishme. Në këtë kuadër, Qosja u shpreh se Kavaja është qyteti më i mirë për të jetuar dhe vizituar.

“Memoria e qytetit është shumë e rëndësishme. Është qytet me vlera, Kavaja. Kavajën e ka bekuar zoti me një klimë të jashtëzakonshme, kemi njerëz mikpritës, ushqime tradicionale, kemi njerëz të mrekullueshëm, shtëpia pushimi, afër Tiranës jemi. Besoj Kavaja është qyteti më i mirë për të jetuar dhe për të vizituar, ndikimi i bashkisë do të jetë maksimal”, përfundoi ai.

Related

Tags: Ermal QoeiFisnik QosjaMirmengjesi ShqiperiValbona Mhilli
Previous Post

BSH prezanton strategjinë për menaxhimin e rreziqeve klimatike në sektorin financiar! Banka Botërore: Investoni për të ulur ndikimin negativ

Next Post

Kryebashkiaku i Kamzës paraqitet sërish në SPAK, Suli: Erdha për…

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.