• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Pasiguritë për të ardhmen janë shtuar”- Banka e Shqipërisë: Rreziqet e inflacionit janë në rritje

11/09/2023
in Ekonomi, Slider
“Pasiguritë për të ardhmen janë shtuar”- Banka e Shqipërisë: Rreziqet e inflacionit janë në rritje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Raporti tremujor i politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit konstaton se pasiguritë për të ardhmen janë shtuar dhe rreziqet ndaj inflacionit janë rritur.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Banka e Shqipërisë vlerëson se, ashtu si edhe në ekonomitë partnere, kthimi i inflacionit në objektiv pritet të jetë një proces gradual, në kushtet kur presionet e brendshme mbi çmimet, veçanërisht nga tregu i punës, shfaqen të qëndrueshme.

Inflacioni në Shqipëri zbriti në një nivel mesatar prej 4.1% në tremujorin e tretë, nga nivelet respektive prej 6.5% dhe 4.6% në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit. Trendi rënës i inflacionit është ndikuar nga rënia e çmimeve të naftës dhe inflacioni më i ulët i ushqimeve, në pasqyrim të rënies së këtyre çmimeve në tregjet globale dhe mbiçmimit të kursit të këmbimit. Por, nga ana tjetër, inflacioni bazë dhe, në veçanti, inflacioni i shërbimeve vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta, duke dhënë një kontribut të qëndrueshëm në inflacion dhe duke frenuar reduktimin e mëtejshëm të tij.

Informacioni i ri ekonomik tregon se kërkesa në ekonomi po rritet më shpejt se aftësia e ekonomisë për t’i shërbyer asaj. Kështu, rritja ekonomike u përshpejtua në 3.2% në tremujorin e dytë dhe të dhënat indirekte sugjerojnë një rritje më të shpejtë në gjysmën e mbetur të vitit.

Rritja ekonomike është ushqyer nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të shërbimeve, si dhe është mbështetur nga shëndeti i mirë financiar i sektorit privat, nivelet e larta të besimit të tij dhe rritja e shpejtë e turizmit. Në të njëjtën kohë, ajo ka gjeneruar një kërkesë të lartë për punësim, kërkesë e cila po has vështirësi të plotësohet nga tregu i punës.

Kushtet në këtë treg vijojnë të jenë të shtrënguara, të shfaqura në nivelet e ulëta historike të shkallës së papunësisë, në nivele të larta historike të mungesës së fuqisë punëtore dhe në rritjen e shpejtë të pagave. Këto të fundit përshpejtuan normën rritëse në 16.9% në nivel ekonomie dhe 15% në sektorin privat, në tremujorin e dytë. Rritja e pagave siguron mbështetje për të ardhurat e familjeve, por ajo rrit kostot e prodhimit dhe mban të larta presionet e brendshme inflacioniste.

Edhe në nivel global, pasiguritë për të ardhmen janë shtuar, në prani të tensioneve të reja gjeopolitike, qëndrueshmërisë së inflacionit dhe shtrëngimit të kushteve të financimit.

“Në këto rrethana, Banka e Shqipërisë gjykon se vendosja e një raporti më të balancuar midis kërkesës dhe ofertës është e nevojshme për të mundësuar kthimin e inflacionit në objektiv. Inflacioni i lartë është i dëmshëm për familjet dhe bizneset, sepse ai gërryen fuqinë blerëse të të ardhurave, zhvlerëson kursimet, vështirëson planifikimin e të ardhmes dhe rrezikon të shoqërohet me një shpërndarje joefektive të burimeve prodhuese dhe financiare të ekonomisë.

Në këtë mjedis, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të orientohen nga të dhënat e reja dhe nga përmbushja e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve,” thuhet në raportin e politikës monetare.

Parashikimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se inflacioni do të vijë në rënie gjatë tremujorëve në vijim, duke u kthyer në objektivin prej 3%, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2024. Ky parashikim faktorizon reduktimin e presioneve inflacioniste nga jashtë, si dhe normalizimin e qëndrimit të politikës monetare. Ky normalizim, i cili nënkupton një reduktim gradual të stimulit monetar në ekonomi dhe kthimin e politikës monetare në një pozicion më neutral, synon të krijojë një mjedis të përshtatshëm financiar për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit. 

Related

Previous Post

Garda pengoi gazetarët jashtë Parlamentit, reagon Gazment Bardhi: Tregues domethënës i degradimit të regjimit të Ramës

Next Post

 Dhunimi barbar i 3-vjeçares në kopsht, AMP çon në prokurori dy punonjës policie

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.