• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gjylameti shtyn Isufin me një energji bërthamore”- Kronika satirike e Gjekmarkajt: Etilda lëshon një psherëtimë. Ermua fërkon duart. Në mbretërinë e Babos të gjithë si në…

11/12/2023
in Opinion, Slider
Gjylameti shtyn Isufin me një energji bërthamore”- Kronika satirike e Gjekmarkajt: Etilda lëshon një psherëtimë. Ermua fërkon duart. Në mbretërinë e Babos të gjithë si në…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

NGA AGRON GJEKMARKAJ

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kronikë e vonuar për fundin e Botes! Kronika ka rënë në çoroditje. Ajo nuk di si ti vërtisë ngjarjet e shumta. Personazhet galantë që e rrethojnë shfaqen gjithnjë e më trazues. Gjylameti shtyn Isufin me një energji bërthamore të pazakonte. Blerina i thotë “i vogli shtrin viganin” por Cufja duke hapur rrugë me kanun në dorë ja kthen “i shtypuri tiranin”.

Unë i fshehur në oden e grave e të fëmijëve kur burrat janë në luftë, dal e shtrihem barkas për të kaluar nën këmbë gardistesh. Krahet me lodhen, gjunjët më vriten, goja më thahet. Kosta i Gramozit dhe Lindites sebashku me këshilltarin tim Dorin trim me hedhin një litar nga ana tjeter . Ata me terheqin që në zyrë të futem. Fytyra e Kostaqit ngjan me një pemë të djegur nga rrufeja.

Po i ngre e mira peshë mermerit, po ju plas Zoti sytë, po ju plas. Në mbretërinë e Babos jemi të gjithë si në bahçen e Pejgamberit more jeziter. Po çi doni more laneter jo komisione jo reforma zgjedhore, i di Babo ato punë. Mos ja thyeni zemren teksa pikellimi i skalitej si fjalët e Perendisë në pllakat e gurta.

Dash Sula i murretyer , i sapo dalë nga baladat , me pluhurin e moteve mbi supe, më kraharorin që i dridhet vikat turp turp turp. Zeri i tij si duhi fershellen mbi lisat e atdheut. Ai ndeshet me Nikun si Muji me Halilin në lugje të verdha. Shamia e ashikut i bie në tokë dikujt i thyhet zemra.

Danja, Cufja dhe Canja bllokojnë dyert, Ben Pellumbi çjerr faqet nga marazi. Laerti kesaj herë qan vetë. Sheh anash askush nuk po i mbledh lotet e tij.

Etilda një psheretimë leshon tek aty pari kalon. Një pandehmë me ngjyra ylberi e ndjek nga pas.

Ermua fërkon duart. Urrejtja është fryma e shënjtë që e udheheq. Gjuha e drunjtë kënga e saj e preferuar.

Komandantet vinë. Beteja ndizet. Kryezevendes Lideri në ballë u prin. Si Selam Musai gunen per mbi hedh mbi tela e si luan kapercen mbi bedena.

Lideri në perspektivë Gaz mjekerrziu me zemerim të gjithë desh i perpiu. Supin u vuri kangjellave dhe treqind gardistë u planden per dhe në këmbë asnjë nuk mbet per be.

Bledion Nallbati u ngjit si tarzan, pas tij ay pader Salianj ku këmbet vertiti si jatagan.

U ngjit i fundit për tu mbrojtur krahet Kryezevendes Lideri Muli. Pastaj në dritare Doktori doli e siç di ai foli. Bekoi si Papa njerzinë dhe të uruarit ndien paqen e begatinë.

E enjta erdhi e zezë siç pritej. Bekimet e Pader Salianjit mungonin.

Sajme Korreshi me doren e shendoshë si Osja agzotit i dha flakë barotit. Dhurata Çupi i fshinte djerset. Kryezevendes Lideri Muli, Lideri në perspektivë Gazi dhe Albana u panë në sy nga kabina e regjisë. E meritoi besimin që i dhamë trimi i Lushnjes thanë njëzëri. Sajmja me modesti qendroi edhe kur Ina po e filmonte, edhe kur Doktori me krenari e shikonte.

Elda Hoti u bë flaka e maleve, Nora e dytë. Tymi mjegulloi edhe shikimin e kalter të vetë Margeritit. Bota dukej pa sy si e tillë e verbert.

Tao kruspullohej si një kercu pas zjarrit të madh. Zaptiet e tij po çoroditen. Bledi Çuçi herë pas here shihte mjekrren e vet dhe gezohej që ënde flakë nuk i kishte marrë. Lindita kollitej , Eduart Ndreca nga dhimbja drobitej. Mimi di Puccini ngjante me Nënë Pashakon. Etjen edepsesi me Dalanin.

Shalsi i qeshte vetes gjithë kohes në shënjë respekti. Braçja hungerontë që Babos llaf ti shkonte.

Xhafa pasi është thirrur nga Babo ndihet më rilindas dhe më pak intelektual i pavarur.

Çyrbja pret ti thotë shkrepe o bekim dhe lemon tyten e maliherit nën shikimin e qashtër të Eni Xakes.

Jorida vajton për nismat e saj që shkuan e vanë dhe në terr lanë dynjanë. Me keputet shpirti për trazimet e saj të çdo stine. Ah Jorush i gjorë revolucioni na la pa gojë.

Dikush po ankohej se fryma po i merrej por Elisa e qortoi e i tha besimi tek Babo është kundragazi ynë, te biem

shahit me emrin e tij në gojë. Tezja e degjoi dhe ënderronte të zalisej dhe ti njihej si sakrificë. Qendresen e saj Termeti ta shtintë në isopolifoni.

Ogerta ja kapi xanxën dhe filloi të shkruante tekstin “ Tezja jonë shkëmb graniti e zë dushmanin per fyti eeee ! Luftoi pa ju dridhur qerpiku eeee , Tym të madh leshoi armiku eeee, aty mbet dhe kurrë nuk iku eeeee”. Ulsiu kumbonte dua një pushkë dua një pushkë. Nikua u kishte hequr shulat.

Djali i mirë Klosi u llafos perseri pas fjalimit zulmëmadh të Fierit per organizaten bazë dhe punen. Ato ishin mendime pa zë kesaj here pat llaf pa mendime qerratai !Tani e tutje duhet të mesohemi me keto alternime. Damua duhet të marrë shenime dhe Ditmari të shkrehet në lexime. Po Majkua? Ai pret si gjithmonë që fati ti bjerë në peqi si kungulli nga trau. Toni duhet ta kuptojë fati ekziston nuk varet nga të luturat.Dikush e ka pa e kerkur tjetri e kerkon e si vjen. Ja psh unë do doja të isha njeri i aksionit e fundja ç’jam? Një i frikur që nga skutat sheh historinë ti kalojë nën hundë dhe rreket ti shkepuse asaj ndonjë gjë që njerzise t’ja shesë si punë!

Related

Previous Post

Spitali kryesor i Gazës në errësirë

Next Post

Albana Vokshi kërkon ndihmën e Grave të EPP-së: Shqipëria me Edi Ramën një autokraci, duhet ndryshim

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.