• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj pret Kampionin e Botës, Lilian Thuram: “Libri i tij, mesazh për të rinjtë, se sporti i bashkon njerëzit”

11/15/2023
in Slider, Sociale
Veliaj pret Kampionin e Botës, Lilian Thuram: “Libri i tij, mesazh për të rinjtë, se sporti i bashkon njerëzit”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim legjendën e kombëtares franceze, Kampionin e Botës dhe të Europës, Lilian Thuram, i cili ndodhet në Shqipëri për të prezantuar librin e tij të përkthyer në shqip “Mendimi i bardhë”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ata diskutuan dhe shkëmbyen ide mbi nismat sportive dhe promovimin e luftës kundër racizmit. “Jam në Tiranë për të prezantuar librin tim, i cili është pëkthyer në shqip, dhe shpresoj se do të ndryshojë mendësinë e njerëzve. Ndonjëherë njerëzit kanë paragjykime dhe nuk e kuptojnë se nga vijnë. Por, unë besoj se është gjithmonë e nevojshme ta njohim historinë, në mënyrë që të ecim përpara. Është një kënaqësi t’ju takoja, jeni një kryebashkiak i jashtëzakonshëm, shumë i aftë, dhe personi që e ka thënë këtë nuk është shqiptar. Pra, e thotë dikush që ka këndvështrimin e tij nga jashtë”, tha Lilian Thuram.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë një kampion, një legjendë të vërtetë, si Lilian Thuram. Libri i tij, “Mendimi i bardhë”, është vërtet një nga dhuratat më të bukura që na vjen, në kontribut me Ambasadën Franceze. Shpresoj shumë që takimet që ai do të bëjë me grupet e të rinjve do të frymëzojë shumë të rinj, jo vetëm se Tirana është Qyteti Europian i Sportit, por edhe për të mbjellë idenë e bashkimit dhe të sportit, si një kontribues në bashkimin, në lidhjen mes racave dhe kombeve. Jam vërtet shumë krenar për punën tënde, të falenderoj me gjithë zemër që ke vënë në dispozicion një javë të tërë në Tiranë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë vlerësoi nismat e kampionit të botës kundër racizmit, veçanërisht në një moment kur në Europë po diskutohet gjithnjë e më shumë për rritjen e frymës së ksenofobisë. “Mezi pres që të inkurajosh djemtë dhe vajzat tona, për të kuptuar që sporti është patjetër i dobishëm për një shëndet dhe për një fizik të shëndoshë, po është mbi të gjitha për mentalitetin fitues dhe për një lojë në skuadër, për të cilën kemi shumë nevojë sot. Të falenderoj shumë, sidomos në kontekstin ku në Europë po diskutohet shumë dhe ka një frymë të ksenofobisë dhe të racizmit. Madje, edhe në Shqipëri ka pasur një debat për pritjen e emigrantëve, kur ne vetë kemi qenë një komb emigrant. Nuk mund të kishte një moment më të mirë për këto mesazhe fantastike”, theksoi Veliaj.

Lilian Thuram është një legjendë e futbollit me karrierë të pasur dhe me ndikim edhe jashtë fushe. Ai ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren franceze në vitin 1998 dhe ka luajtur një rol kyç në suksesin e tyre. Pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike, Thuram është angazhuar në aktivitete bamirësie dhe ka ngritur zërin e tij për drejtësi dhe barazi shoqërore.

Related

Previous Post

A ju komunikua akuzë për CEZ-DIA? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Next Post

Egnatia – Partizani rinis ku u ndal, kalendari i Superligës deri në fundin e vitit

Lajme të ngjashme

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

by redaktor2
09/11/2025
0

Ish-ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu reagoi për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e shpalli kandidate për Bashkinë e...

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

by redaktor2
09/11/2025
0

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga...

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

by redaktor2
09/11/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së. Poste...

Nga Bermuda në Maldive, Zambia, Gaboni e territori Palestinez/ Vendet e largëta nga aplikuan shqiptarët për të votuar në 11 maj

Veliaj drejt shkarkimit, Salla emërohet ministër/ Tirana dhe Cërriku u bashkohen Beratit, Tepelenës dhe Matit, 5 bashki drejt zgjedhjeve të parakohshme

by redaktor2
09/11/2025
0

Bashkia e Tiranës do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas konfirmimit të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.