• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Miti i pandëshkueshmërisë ka rënë”, Rama: Edhe PS ka gabuar, por është e vetmja parti që ka tentuar dialog dhe bashkëpunim për shtetin

11/15/2023
in Politikë, Slider
“Miti i pandëshkueshmërisë ka rënë”, Rama: Edhe PS ka gabuar, por është e vetmja parti që ka tentuar dialog dhe bashkëpunim për shtetin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Dibër se miti i pandëshkueshmërisë në Shqipëri ka rënë. Kreu i qeverisë theksoi se edhe PS ka gabuar por shtoi se është e vetmja parti që në historinë e pluralizmit të vendit, ka kërkuar dialog dhe bashkëpunim për vendin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Sot janë të gjithë të prekshëm dhe miti i pandëshkueshmërisë është rrëzuar. Në Shqipëri nuk ka individë të pandëshkueshëm. Kjo duhet, mendoj unë, që të bëjë krenar çdo anëtar të kësaj familje politike sepse këtë hap historik në gjithë rrugëtimin e këtij vendi që kur ngriti flamurin e pavarësisë, mund t’ja mundësonte Shqipërisë dhe shqiptarëve vetëm PS. Do të flas edhe për një sërë gjërash të tjera të rëndësishme, që janë arritur, por asgjë nga ato të cilat janë në një listë të gjatë gjërash që kemi arritur të realizojmë nuk kanë peshën e kësaj drejtësie, dhe të gjitha bashkë s’e kanë peshën e rëndësisë historike që ka kjo reformë në drejtësi, që ne e ëndërronim den baba den. Kur them ne, kam parasysh të gjithë anëtarët e kësaj familje politike, sepse për fat të keq punët dhe politika në Shqipëri u nda në një mënyrë të atillë ku politikën dhe anën e keqe të saj, socialistët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre prej ditës së parë.

E kanë vuajtur në lëkurën e tyre kur hidheshin në rrugë si leckë nga puna, kur edhe familjarët e tyre nuk shikonin dot një derë të shtetit që t’ju hapej por e kanë vuajtur dhe kur fitonin zgjedhjet, dhe nuk arrinin dot të gëzonin fitoren sepse kërciste një dajak që nuk kishte asnjë lidhje me vendet evropiane dhe aspiratat evropiane. E kanë vuajtur sepse në historinë e lirisë dhe pluralizmit në vend iu ka takuar gjithmonë barra socialistëve të rindërtojnë atë që të tjerët kanë shkatërruar. Nëse i jep çdo fëmije panoramën e këtyre viteve, dhe i thua se ja kush është njëra palë dhe tjetra, ja dhe fusha dhe ja çfarë kanë bërë, t’i vëri emrin. Ke dy emra, ndërtues dhe shkatërrues. Çdo fëmijë dihet se kujt do t’i vërë emrin e shkatërruesit dhe ndërtuesit që nga viti ’91.

Kjo parti ka pasur gjithmonë sensin e shtetit, që shteti vjen përpara pushtetit, pavarësisht momenteve kur edhe PS ka gabuar. Dhe nuk është e rastit që kjo reformë, të cilën të gjithë socialistët e donin si gjithë shqiptarët, por edhe si njerëz që nevojën për drejtësi e shikonin për jetën e tyre të përditshme. Kjo parti mund të ketë bërë shumë gabime, që mund të ketë pasur momentet e saj të përshkallëzimit dhe të shfryrjes së tensionit në jetën politike, por kjo është e vetmja parti në historinë e pluralizmit që më shumë se njëherë ka tentuar që të bëjë dialog dhe bashkëpunim për shtetin dhe shumë kohë më parë sesa ne të na jepej mundësia të vinim në jetë për reformën në drejtësi, përpara sesa të hynim në zgjedhjet e 2009, ne kemi ofruar qeverisë së asaj kohe, një pakt kombëtar për drejtësinë për të bërë atë gjë që e bëmë vetë më pas. U refuzuam harbutërisht por nuk hoqëm dorë nga ideja.”, u shpreh Rama.

Related

Previous Post

Kjo lojë në ‘BBVK’ e detyroi Edonën të përmendë emrin e saj të vjetër

Next Post

KE: Çmimet larta do ngadalësojnë ekonominë e Shqipërisë! Forcimi i lekut po ul eksportet, rritet vetëm turizmi

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.